Svenskt Näringsliv: Mos e hiqni zbritjen e ditës së parë të sëmundjes “Karensavdraget”
Svenskt Näringsliv kundërshton propozimin për të hequr karensavdraget, zbritjen financiare që punëtorët marrin ditën e parë kur sëmuren. Zëvendëspresidenti i organizatës, Mattias Dahl, shkruan në SvD Debatt se Suedia e ka provuar tashmë një herë këtë ndryshim dhe rezultatet kanë qenë shumë të këqija. Ai kujton se në vitin 1987 zbritja e ditës së parë u hoq. Pas kësaj, numri i njerëzve të sëmurë në gjithë vendin u rrit ndjeshëm […]