admin

2153 Results / Page 82 of 240

Background

Lajme

Shumë pak nxënës e përfundojnë SFI-n në komunat më të mëdha të Suedisë

Politikanët suedezë flasin gjithnjë e më shumë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhës për integrimin. Por një granskimi i Dagens Arena tregon se në 9 nga 20 komunat më të mëdha të vendit, vetëm gjysma ose edhe më pak e përfundojnë me sukses SFI-n, programin e suedishtes për të huajt. Kërkesat ndaj të sapoardhurve janë rritur ndjeshëm. Vitin e ardhshëm suedishtja bëhet e detyrueshme për punësim në kujdesin ndaj […]

todayNovember 19, 2025 41

Lajme

Kontrollet e kufirit vazhdojnë të ngadalësojnë trenat edhe pas dhjetë vitesh, shumë pak pasagjerë pa dokumenta.

Kontrollet kufitare midis Suedisë dhe Danimarkës, të vendosura në nëntor 2015 për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, vazhdojnë ende edhe sot, dhjetë vjet më vonë. Për shkak të tyre, trenat që kalojnë urën e Øresundit duhet të ndalojnë më gjatë në stacionin Hyllie, ku policia kontrollon dokumentet e pasagjerëve. Por pavarësisht procedurës së zgjatur, vetëm 0,03% e personave të kontrolluar nuk kanë dokument identifikimi që do të thotë […]

todayNovember 19, 2025 48

Lajme

SMHI zgjeron paralajmërimet për “reshje të dendura bore”

Agjencia meteorologjike e Suedisë, SMHI, ka lëshuar disa paralajmërime të verdha për reshje bore në pjesën jugore të vendit gjatë ditës së mërkurë. Në mëngjes u dha paralajmërim për pjesën qendrore të Svealandit, nga zona e Örebro deri në Tierp, ku priten reshje bore mes pesë dhe dhjetë centimetra. Gjatë paradites, paralajmërimi u zgjerua dhe tani vlen edhe për zonën e Stokholmit, Gästrikland dhe pjesë të mëdha të Götalandit. Qarku […]

todayNovember 19, 2025 29

Lajme

Frederiksen: Në fund të fundit, përgjegjësia është e imja

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, reagoi të mërkurën pas humbjes së rëndë të Socialdemokratëve në zgjedhjet komunale dhe rajonale të së martës. Partia e saj pësoi rënie pothuajse në të gjithë vendin dhe në dy komuna ishullore Fanø dhe Læsø nuk arriti të marrë asnjë mandat. Frederiksen tha se është bërë gjithnjë e më e vështirë për partinë të përfaqësojë të gjithë danezët, duke theksuar se rezultatet tregojnë humbje të […]

todayNovember 19, 2025 22

Lajme

SL ndryshon rregullat, biletat e aplikacionit mund të ndahen me miq dhe familjarë.

SL ka rishikuar rregullat për udhëtimin me transportin publik në Stokholm. Që nga dita e sotme, udhëtarët mund të ndajnë biletën e tyre të aplikacionit me familjen apo miqtë, por vetëm nëse respektohet një kusht i rëndësishëm. “Duam që udhëtimi në Stokholm të jetë sa më i thjeshtë,” thotë Jakop Dalunde (MP), trafikregionråd. Shërbimi i ri është diskutuar që në pranverë dhe tashmë është zyrtarisht i prezantuar: një abonim mujor […]

todayNovember 19, 2025 415

Lajme

Mutacion i ri i virusit të gripit zbulohen edhe në Suedi

Sezoni i gripit ka filluar më herët se zakonisht këtë vit në Britaninë e Madhe. Sipas raportimit të Ekot, një nga tre variantet e virusit që po qarkullojnë ka një mutacion të ri, të quajtur K-mutacion, i cili është zbuluar tashmë edhe në Suedi. Ky mutacion mund ta ndihmojë virusin të shmangë më lehtë sistemin imunitar. Për më tepër, vaksina e këtij viti kundër gripit nuk është e përshtatur për […]

todayNovember 19, 2025 35

Lajme

Katastrofë zgjedhore për Socialdemokratët danezë humbin Kopenhagen pas 112 vjetësh pushtet.

Socialdemokratët në Danimarkë pësuan një humbje të rëndë në zgjedhjet komunale dhe rajonale të mbajtura të martën. Partia u dobësua në 87 nga 98 komuna të vendit dhe humbi drejtimin e Kopenhagen, qytet që e kishte drejtuar për plot 112 vjet. Kandidatja kryesore e Socialdemokratëve, Pernille Rosenkrantz-Theil, reagoi menjëherë pas rezultateve: “Është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, u shpreh ajo. Humbja në kryeqytet u shkaktua kryesisht nga një valë e […]

todayNovember 19, 2025 16

Lajme

Tre paralajmërime për borë nga SMHI: “Mund të bjerë shumë”

SMHI ka lëshuar tre paralajmërime të verdha për reshje bore në pjesën jugore të Suedisë gjatë ditës së mërkurë. Qarku Västra Götaland dhe një zonë perëndimore e liqenit Vänern do të preken nga një paralajmërim që fillon nga mëngjesi i së mërkurës. Ndërsa në Småland, paralajmërimi për reshje bore fillon nga ora 18:00 e së mërkurës. Reshjet e borës mund të shkaktojnë probleme në trafik. Meteorologia e SMHI-së, Hilda Westberg, […]

todayNovember 18, 2025 44

Lajme

Qeveria prezanton ligj të ri për të luftuar krimin e bandave

Qeveria suedeze ka paraqitur një propozim të ri ligjor që synon goditjen e drejtuesve të bandave dhe parandalimin e rekrutimit të fëmijëve në kriminalitet. Sipas qeverisë, ligji i ri do të zgjerojë përgjegjësinë penale për fazat e hershme të kryerjes së veprave penale, si tentativat, përgatitjet dhe marrëveshjet për kryerjen e një krimi. Me rregullat e reja, më shumë veprime do të llogariten si të dënueshme, gjë që pritet t’i […]

todayNovember 18, 2025 252

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%