Thedéen: “Situata duket pak më e mirë tani se në verë”
Inflacioni në Suedi mbetet i lartë, por Banka Qendrore (Riksbanken) është e sigurt se ai do të bjerë sipas parashikimeve. Kështu deklaroi guvernatori i Riksbanken, Erik Thedéen, në një konferencë për shtyp në Malmö. Thedéen theksoi se rritja ekonomike ka qenë më e dobët se sa pritej, edhe pse ka shenja të lehta përmirësimi. “Ne mendojmë se situata në përgjithësi duket pak më pozitive se në takimin tonë të fundit,” […]