Regjistrohen mbi 230.000 votues nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi se 232.000 votues jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare mund të votojë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Mesnata e së martës ishte afati i fundit i vendosur nga KQZ-ja për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, edhe 20.000 kërkesa janë […]