Xhesika

428 Results / Page 33 of 48

Background

Bota & Kuriozitete

Republika Sërpska ka paralajmëruar ndarjen nga Bosnja si shenjë proteste ndaj rezolutës së OKB-së

Republika Sërpska ka paralajmëruar ndarjen nga Bosnja si shenjë protesta ndaj rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Qeveria e Republikës Sërpska njoftoi se do të hartojë një marrëveshje që do t'i dërgohet Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore". Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, ku u masakruan 8 mijë burra […]

todayMay 23, 2024 1 2

Bota & Kuriozitete

Shpresë për shërimin e leucemisë

Ekziston mundësia që të zëvendësohet plotësisht gjaku i një personi që vuan nga leucemia me gjakun e dhuruar nga një person i shëndetshëm. E publikuar në revistën “Nature”, teknika eksperimentale u zbatua në kërkimin e udhëhequr nga Universiteti zviceran i Bazelit dhe dha rezultate të mira në testet në minj dhe qeliza njerëzore. Teknika përdor antitrupa të specializuar në njohjen e qelizave tumorale, të lidhura me një ilaç që mund […]

todayMay 23, 2024 1 2

Bota & Kuriozitete

Së paku 9 të vdekur gjatë një tubimi elektoral në Meksikë

Së paku nëntë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur dhe rreth 60 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së një pjese të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon. Incidenti ndodhi teksa kandidati presidencial, Horhe Alvarez Majnez, po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia. Shumica e të lënduarve u dërguan për mjekim në qendrat mjekësore lokale, tha Instituti i Sigurisë Sociale […]

todayMay 23, 2024 2 2

Bota & Kuriozitete

Fshati zviceran vendos tarifë për vizitorët/ Shkak turizmi masiv

Një fshat i Alpeve zvicerane, Lauterbrunnen, po kërkon mënyra për të frenuar turizmin masiv. Komuniteti i vogël dhe piktoresk i Lauterbrunnen, i cili është shtëpia e më pak se 800 banorëve, po përballet me rrugë të mbipopulluara, rrugë të papastra dhe qira të larta. Një ide që po shqyrtohet është vendosja e një tarife për disa vizitorë. Tarifa e propozuar, e cila do të paguhet përmes një aplikacioni smartphone, do […]

todayMay 23, 2024 3 4

Bota & Kuriozitete

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Debati për të pritet të nisë në orën 16:00. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende. Propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda. Mbështetje […]

todayMay 23, 2024 3 3

Bota & Kuriozitete

Polonia do të vendosë sistem ajror amerikan për të monitoruar kufijtë e saj verilindor

  Polonia do të blejë sistem zbulimi amerikan të hapësirës ajrore, për të monitoruar kufijtë e saj verilindorë. Njoftimin e dha Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, i cili tha se Polonia nënshkroi marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për dorëzimin e sistemit, me vlerë prej 960 milionë dollarësh. Sipas tij, marrëveshja bashkëpunuese mes SHBA-së dhe Polonisë, u bë për sigurinë e shtetit polak. Polonia synon të investojë 2.6 miliardë dollarë në […]

todayMay 23, 2024 1 3

Bota & Kuriozitete

Pentagoni akuzon Rusinë për armë antisatelitore në hapësirë

Pentagoni tha se Rusia “ka gjasa” që ka dislokuar një armë anti satelitore në hapësirë. Por, ky pretendim i SHBA-së është hedhur poshtë menjëherë nga Moska. Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, gjatë një konference për media, tha se një armë e re hapësinore u lançua pesë ditë më herët në orbitën e njëjtë ku gjendet një satelit i Qeverisë amerikane. Ai shtoi se vlerësimet e Pentagonit “tregojnë karakteristika të mëtejme […]

todayMay 22, 2024 2 2

Bota & Kuriozitete

Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, në izolim

Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan dënimin me burg prej 8 vitesh e gjysmë për kritikat e tij ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe protestave të tij, është vendosur në izolim, pak para një vizite të planifikuar me prindërit e tij. Yashin tha në Telegram se administrata e burgut më 17 maj e dërgoi atë në izolim për 15 ditë, për shkak se "u vonua […]

todayMay 22, 2024 1 3

Bota & Kuriozitete

OKB pezullon shpërndarjen e ushqimeve në Rafah

Ndërkohë që trupat izraelite kanë përparuar në Rafah, Kombet e Bashkuara pezulluan shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë, shkaktuar nga zgjerimi i operacionit ushtarak të Izraelit. Gjatë dy javëve të fundit, qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafah, duke kërkuar strehim në kampe të reja ose duke u mbledhur në zonat tashmë të shkatërruara nga […]

todayMay 22, 2024 5 2

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%