Shqiperi & Kosove

Hetim për kalime të paligjshme në Aeroportin “Nënë Tereza” / 16 punonjës policie në hetim

todayJune 4, 2024 10

Background
share close

16 punonjës të policisë kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së. 8 prej policëve u është caktuar masa e sigurisë, ndërkohë 8 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Punonjësit e policisë dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 1 punonjës, “arrest shtëpiak” për 3 të tjerë dhe “detyrim paraqitje në polici” për 4 të tjerë. Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se punonjësit e policisë dyshohen për bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimesh, i cili u ndalua disa ditë më parë për lëndë narkotike. Sipas Prokurorisë së Tiranës, së paku 200 shtetas kanë kaluar në mënyrë të paligjshme, nga aeroporti i Rinasit drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për një periudhë 1 vjeçare. Gjatë hetimit, rezulton se është lejuar edhe kalimi i një të mituri pa prokurën e prindit. Dyshohet se grupi që mundësonte kalimin përfitonte 500 euro nga secili.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%