Lajme

Autobus përplaset në qendër të Stokholmit, raportime për tre të vdekur.

todayNovember 14, 2025 76

Background
share close

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valhallavägen, në zonën Östermalm të Stokholmit, ku një autobus është përplasur. Sipas informacioneve të Expressen dhe P4 Stockholm, tre persona kanë humbur jetën.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje ka si të plagosur ashtu edhe viktima, por nuk ka dhënë ende një numër të saktë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit Tekniska högskolan. Pamjet nga zona tregojnë një autobus me dy kate që duket se ka kaluar përmes ndalesës së autobusit.

Zëdhënësja e SL, Sophie Gunnarsson, e ka quajtur incidentin “shumë serioz”. Sipas Expressen, dyshohet se shoferi ka pësuar një problem shëndetësor para aksidentit. Policia po e heton ngjarjen si “Aksident nga pakujdesia”.

Autobusi që u përfshi në aksident zakonisht qarkullon midis Stokholmit dhe Norrtälje-s, por në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shërbim.

Si pasojë e aksidentit, disa linja autobusësh janë pezulluar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%