Lajme

Autobusët pa shofer së shpejti në rrugët e Göteborgut. Testimet kanë nisur, por ende pa pasagjerë

todayJune 17, 2025 36

Background
share close

Në Göteborg po testohet një autobus i ri pa shofer që në të ardhmen pritet të qarkullojë mes Liseberg dhe Stacionit Qendror. Autobusi është më i vogël dhe modern, por për momentin nuk merr pasagjerë.

Qëllimi është që deri në vjeshtë të sigurohen të gjitha lejet e nevojshme, në mënyrë që autobusët të mund të fillojnë të përdoren në transportin publik.

Sipas drejtorit të Västtrafik, Lars Backström, ky është një projekt i rëndësishëm për të ardhmen dhe ka ende shumë për të mësuar, sidomos për mënyrën se si njerëzit do ta pranojnë këtë teknologji të re.

Nëse gjithçka shkon mirë, qytetarët e Göteborgut do të mund të udhëtojnë me autobusë pa shofer në muajt në vijim.

Burimi: GP

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%