Lajme

Automat apo manuale? Debati që vazhdon mes shoferëve

todayMay 11, 2026 31

Background
share close

Cila kambie është më e mirë: automatike apo manuale? Kjo është një pyetje që prej vitesh ndan shoferët në dy grupe. Disa thonë se makina manuale të jep kënaqësi dhe kontroll më të madh gjatë drejtimit, ndërsa të tjerë preferojnë rehatinë që ofron automatiku, sidomos në trafikun e përditshëm.

Kur ngisni një makinë sportive në një rrugë me kthesa, shtypni freksionin, kaloni marshin dhe dëgjoni motorin që rrit xhirot, shumë shoferë ndjejnë emocione të veçanta. Ata besojnë se vetëm një kambio manuale të jep ndjesinë e vërtetë të drejtimit.

Një prej tyre është Noelle Talmon, e cila ngas një Porsche 911S të vitit 1976. Sipas saj, kambio manuale e bën shoferin të ndihet më i lidhur me makinën dhe rrugën. Ajo thotë se ulja e marshit para kthesave dhe përshpejtimi pas tyre e bëjnë drejtimin më emocionues. Gjithashtu, ajo mendon se makina manuale të jep më shumë kontroll, sidomos në mot të keq dhe me stuhi.

Nga ana tjetër, shumë shoferë preferojnë automatiken sepse është më e lehtë dhe më komode. Ata nuk kanë nevojë të përdorin vazhdimisht këmbën e majtë apo të ndërrojnë marshat në trafik të rënduar.

Njëri prej tyre është gjermani Frank Kemper. Ai ka patentë që nga viti 1980. Për 12 vite ai ka drejtuar makina manuale çdo ditë, ndërsa për 25 vitet e fundit ka përdorur vetëm makina automatike. Sipas tij, ndërrimi i marsheve është i mërzitshëm dhe automatik është shumë më i rehatshëm. Ai tregon gjithashtu se edhe bashkëshortja e tij nuk e kuptonte pse duhej përdorur kambie manuale.

Makina manuale ka levën e marsheve, pedalin e freksionit, gazin dhe frenën. Shoferi vendos vetë se kur duhet të ndërrojë marshin. Ndërsa te makina automatike nuk ka pedal tufe dhe makina i ndërron vetë marshat.

Kambioja manuale ka disa përparësi. Ajo zakonisht kushton më pak, harxhon më pak karburant dhe kërkon më pak mirëmbajtje, sepse ka ndërtim më të thjeshtë. Gjithashtu, në shumë raste ajo transmeton më mirë fuqinë e motorit te rrotat, duke i dhënë makinës përshpejtim më të shpejtë.

Megjithatë, kjo nuk vlen gjithmonë për makinat moderne automatike. Automatiku i sotëm është aq i avancuar sa ndërron marshat më shpejt se sa mund ta bëjë një shofer.

Por makina manuale ka edhe mangësi. Ajo kërkon më shumë përqendrim, makina mund të fiket gjatë nisjes dhe përdorimi i vazhdueshëm i freksionit mund të shkaktojë lodhje apo dhimbje në këmbë, sidomos në trafikun urban.

Makina automatike, nga ana tjetër, është shumë më e lehtë për t’u drejtuar. Ajo është ideale për qytet dhe trafik të rënduar, sepse shoferi nuk ka nevojë të ndërrojë vazhdimisht marshat. Gjithashtu, është më e lehtë për nisje në rrugë me pjerrësi.

Megjithatë, shumë shoferë mendojnë se automatiku është më pak emocionues dhe më “i ftohtë” në drejtim. Në modelet e vjetra automatike, edhe shpenzimet e karburantit mund të jenë më të larta. Por te makinat moderne kjo diferencë është shumë e vogël.

Në fund, ekspertët thonë se është e vështirë të thuhet cila kambio është më e mirë, sepse të dyja kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Nëse ju pëlqen drejtimi, bëni udhëtime të gjata dhe doni më shumë kontroll mbi makinën, atëherë manualja mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Por duhet theksuar se sot gjithnjë e më pak kompani prodhojnë makina me kambie manuale.

Ndërsa nëse lëvizni shpesh në qytet dhe kërkoni rehati e komoditet, automatite është më praktik.

Sot ekzistojnë edhe makina që ofrojnë të dyja opsionet. Shoferi mund të zgjedhë vetë marshat kur dëshiron, por mund ta lërë makinën të kalojë automatikisht në modalitet automatik kur lodhet. Megjithatë, sipas adhuruesve të manuales, asnjë sistem nuk jep të njëjtën ndjesi si një kambio manuale e vërtetë.

Burimi:Carup

Link:https://carup.se/automat-eller-manuell-vad-ar-egentligen-bast/#google_vignette

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%