Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mesazhet e bankave që u bëjnë thirrje të rinjve të fillojnë kursimin për pension që herët janë thjesht frikësuese. Kështu ka deklaruar ekspertja e Autoritetit të Pensioneve, Monica Zettervall, për DN.
Sipas saj, nuk është e nevojshme që të rinjtë të fillojnë të mendojnë për pensionin që në të 20-at, pasi pensioni shtetëror dhe ai i punës përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave në pleqëri.
Ajo thekson gjithashtu se, ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, sistemi i pensioneve në fakt është forcuar.
Autoriteti i Pensioneve këshillon që të rinjtë të përqendrohen fillimisht në kursime të tjera më të nevojshme, përpara se të fillojnë të ndajnë para për pensionin.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/ekonomi/pensionskritiken-mot-bankerna-skrammer-unga/
Written by: admin