Lajme

Autoriteti i Pensioneve ndalon mashtrime prej 735 milionë kronash

todayApril 1, 2026 25

Background
share close

Pensionsmyndigheten ka rritur kontrollet për të parandaluar mashtrimet dhe abuzimet me përfitimet sociale. Si rezultat i këtyre masave, gjatë viteve të fundit janë ndaluar dhe janë rikuperuar gjithsej 735 milionë krona suedeze. Kjo është bërë e ditur në një njoftim zyrtar për media.

Sipas Inger Johannisson, analiste në këtë institucion, kontrollet dhe verifikimet janë forcuar për të ndaluar që persona me qëllime kriminale të përfitojnë padrejtësisht nga sistemi suedez i pensioneve.

Ajo thekson se këto masa janë marrë pikërisht për të mbrojtur sistemin nga abuzimet dhe për të siguruar që fondet të shkojnë tek ata që u takojnë.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, në Suedi janë shpërndarë rreth 500 miliardë krona për 2.3 milionë pensionistë, duke treguar përmasën e madhe të sistemit të pensioneve në vend.

Burimi: Pensionsmyndigheten

Link: https://www.pensionsmyndigheten.se/statistik-och-rapporter/rapporter/pensionsmyndighetens-arbete-mot-bidragsbrott-och-bedrageri

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%