Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Italia është përfshirë nga një seri vdekjesh të rënda të shkaktuara nga botulizmi, një helmim i rrallë por shumë i rrezikshëm, që vjen nga një toksinë e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum.
Dy gra kanë ndërruar jetë pasi konsumuan guacamole në një festival në Sardenjë, ndërsa në fillim të gushtit u raportuan edhe tre viktima në Kalabri, pasi kishin ngrënë sanduiçe me sallam dhe perime.
Ushqimet e konservuara në shtëpi në qendër të rrezikut
Sipas autoriteteve italiane, vdekjet lidhen kryesisht me ushqimet e konservuara, veçanërisht ato të përgatitura në kushte shtëpie.
Autoriteti Suedez i Ushqimit ka dalë me një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që bëjnë turshi ose konservime në shtëpi. Ekspertët këshillojnë të ndiqet rregulli i njohur si “1–2–3”:
“Mund të jetë e mrekullueshme të përfitosh nga produktet e kopshtit, por është thelbësore të ndiqen recetat e provuara. Nuk duhet shpikur apo ndryshuar asgjë nga to,” tha Åsa Rosengren, mikrobiologe në Autoritetin Suedez të Ushqimit, për gazetën Aftonbladet.
Një toksinë me fuqi shkatërruese
Ekspertët paralajmërojnë se botulinum toksina është ndër helmet më të forta të njohura.
“Sasia e vogël sa një gotë raki me këtë toksinë mjafton për të vrarë gjithë popullsinë e Suedisë. Ajo bllokon sinjalet nervore që kontrollojnë muskujt dhe mund të shkaktojë paralizë të plotë, përfshirë muskujt ne rrugët e frymëmarrjes,” thekson Autoriteti Suedez i Shëndetit Publik.
Masat që duhen marrë për parandalim
Autoritetet suedeze japin disa këshilla për të shmangur botulizmin:
Written by: admin