Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia suedeze pritet të marrë kthesë pozitive vitin e ardhshëm, falë uljes së normave të interesit dhe politikës fiskale. Këtë e theksojnë raportet më të fundit të dy bankave kryesore, Swedbank dhe SEB.
“Rruga është e hapur për konsum më të madh”, tha kryeekonomisti i Swedbank, Mattias Persson, në një njoftim për shtyp.
Megjithatë, SEB vëren se familjet suedeze mbeten të kujdesshme dhe se rikuperimi i vërtetë i ekonomisë do të ndihet vetëm në gjysmën e dytë të vitit.
“Pasiguria globale dhe plagët nga vitet me rritje të çmimeve ende rëndojnë mbi besimin e familjeve. Për momentin nuk mjaftojnë as pagat reale që po rriten, as normat më të ulëta të interesit apo uljet e taksave”, u shpreh kryeekonomisti i SEB, Jens Magnusson.
Në parashikimin e saj të fundit, SEB uli pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) vitin e ardhshëm në 2,7%, nga 2,9% që parashikonte më parë. Nga ana tjetër, Swedbank pret një rritje prej 2,3%.
Të dy bankat bien dakord se ritmi i rritjes do të varet kryesisht nga sjellja e konsumatorëve.
Written by: admin