Lajme

Banorët e Tenstës kundër ministrit: “Mos na trajtoni si minj”

todayNovember 9, 2025 46

Background
share close

Banorët e lagjes Tensta në Stokholm kanë reaguar me zemërim ndaj një propozimi të ministrit të Punës, Johan Britz nga Partia Liberale (L). Ai ka thënë se personat e papunë në zonën e Tenstës duhet të jenë të gatshëm të zhvendosen në veri të Suedisë për të punuar, për shembull duke mbledhur fruta të pyllit. Lajmin e ka publikuar gazeta Expressen.

“Mjaft na trajtoni si minj”, ka thënë një 43-vjeçar nga Tensta për Expressen.

Ministri Britz ka shpjeguar se dëshiron të forcojë rregullat, në mënyrë që personat e papunë të detyrohen më shumë të pranojnë punë në zona ku mungon fuqia punëtore. Ai ka përdorur si shembull të papunët në Tensta dhe mbledhjen të frutave të pyllit në Norrland (veriun e Suedisë).

Në intervistën me Expressen, Britz ka thënë se është “çmenduri” që tajlandezët vijnë në Suedi për të mbledhur fruta e pyllit, ndërkohë që ka njerëz të papunë në vend.

Propozimi i tij ka shkaktuar reagime të forta nga banorët e Tenstës, të cilët ndihen të fyer dhe thonë se qeveria duhet t’i ndihmojë të gjejnë punë aty ku jetojnë, në vend që t’i detyrojë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%