Lajme

Barra tatimore në Suedi më e ulëta në 50 vitet e fundit

todayOctober 20, 2025 25

Background
share close

Suedisë pritet t’i ulet ndjeshëm barra tatimore këtë vit. Sipas gazetës Dagens Industri (DI), të ardhurat nga taksat pritet të arrijnë në rreth 41% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), niveli më i ulët që vendi ka pasur në 50 vitet e fundit.

Herën e fundit që barra tatimore ka qenë më e ulët ka qenë në vitin 1975, kur ajo ishte 38,3%.

Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte 41,4%, gjë që e renditi Suedinë në vendin e tetë në mesin e vendeve me barrën më të lartë tatimore, sipas të dhënave të OECD-së.

Në krye të listës ishte Franca me 43,8%, e ndjekur nga Danimarka me 43,4%.

Nga vendet nordike, vetëm Islanda kishte një përqindje më të ulët se Suedia.

Sipas Dagens Industri, ka shumë gjasa që rritja ekonomike të përshpejtohet vitin e ardhshëm, dhe nëse kjo ndodh, barra tatimore do të ulet edhe më shumë.

Ky zhvillim tregon se ekonomia suedeze është në një fazë rikuperimi, ndërsa shteti mbledh më pak taksa në raport me prodhimin e përgjithshëm të vendit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%