Lajme

BE çon Suedinë në gjykatë për tatimin ndaj punëtorëve të huaj

todayMay 7, 2025 190

Background
share close

Bashkimi Evropian ka paditur Suedinë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së për shkak të rregullave që prekin punëtorët dhe kompanitë nga vendet e tjera të BE-së.

Që nga viti 2021, Suedia kërkon që kushdo që punëson një kompani ose punëtor nga një vend tjetër i BE-së, por që nuk ka numër tatimor suedez (F-skatt), të mbajë 30% të pagesës si tatim paraprak.

Komisioni Europian thotë se kjo shkel rregullat e BE-së për lirinë e ofrimit të shërbimeve. Sipas tyre, kjo rregullore e bën më të vështirë për sipërmarrësit e huaj të punojnë në Suedi dhe i vendos ata në një pozitë të pafavorshme krahasuar me ata vendas.

“Rregullat suedeze mund të shkaktojnë probleme të mëdha financiare për kompanitë e huaja që duan të ofrojnë shërbime në tregun suedez,” thuhet në deklaratën e Komisionit.

Rasti tani do të shqyrtohet nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, e cila do të vendosë nëse Suedia ka shkelur ligjet europiane.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%