Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Evropian po përgatit ndryshime të rëndësishme për patentat e drejtimit. Ndryshimet do të prekin të gjithë, por sidomos drejtuesit e moshës së tretë.
Në Danimarkë, një shofer ka shumë gjëra për t’i pasur parasysh: kufijtë e shpejtësisë, zonat e parkimit, kontrollin teknik, sigurimin dhe zonat e mjedisit. Një dokument i harruar mund t’ju shkaktojë telashe nëse ndaloheni nga policia.
Për këtë arsye, në vitin 2020 u prezantua patenta dixhitale. Ajo u kursen drejtuesve danezë gjobën kur harrojnë kartën plastike në shtëpi.
Tani BE ka një plan: brenda disa viteve, patenta dixhitale të funksionojë në të gjitha vendet e unionit.
Patenta dixhitale dhe e unifikuar për të gjithë
Sipas Komisionit Evropian, patenta dixhitale do të merret përmes një aplikacioni të certifikuar. Qëllimi është të krijohet një standard i njëjtë për të gjitha patentat, si për pamjen e tyre ashtu edhe për afatin e vlefshmërisë.
Sot, nëpër Evropë përdoren shumë lloje kartash, gjë që krijon probleme gjatë kontrollit nga policia.
Një tjetër synim i BE-së është që një ndalim drejtimi në një vend të vlejë në të gjithë BE-në. Kjo do të thotë se një shofer që humbet patentën në vendin e vet nuk do të mund të vazhdojë të ngasë në një vend tjetër.
Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për drejtuesit e moshuar, nëse atyre duhet t’u jepet një afat më i shkurtër vlefshmërie të patentës. Por BE vendosi ta mbajë afatin aktual: 15 vjet për të gjithë, edhe për personat mbi 70 vjeç.
Vendet anëtare do të kenë të drejtën të vendosin vetë nëse do të kërkojnë certifikatë mjekësore kur bëhet rinovimi.
Afati i fundit: viti 2033
Sipas planit të BE-së, të gjitha rregullat e reja do të jenë të zbatueshme më së voni në vitin 2033. Deri atëherë, të gjitha patentat në Union do të jenë dixhitale dhe me vlefshmëri 15-vjeçare.
Burimi: https://www.dagens.se/nyheter/eu-planerar-nya-korkortsregler-sa-paverkas-aldre-bilister
Written by: admin