Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Europian po përgatit një plan të madh për të nxitur qytetarët që të investojnë më shumë. Shembullin më të mirë, sipas Komisionit Europian, e ofron Suedia.
Në Suedi, shumë qytetarë përdorin llogarinë e kursimit të investimeve (ISK), ku mund të vendosin kursimet e tyre në aksione dhe fonde me kushte të favorshme. Kjo ka bërë që më shumë se gjysma e familjeve suedeze të investojnë në tregje financiare më shumë se dyfishi i mesatares në eurozonë.
“Suedezët kanë arsye të jenë mirënjohës për ISK-në”, tha eksperti i kursimeve Mohammed Salih për Bloomberg.
Sipas drejtorit të bankës të investimeve ABG Sundal Collier, Jonas Ström, modeli suedez mund të përdoret edhe në vende të tjera të Europës. Por ai shton se gjithçka do të varet nga vullneti politik i qeverive.
Plani i BE-së pritet të prezantohet këtë vjeshtë dhe mund të hapë rrugën për përdorimin e miliarda eurove nga kursimet e qytetarëve për investime në ekonominë europiane.
Written by: admin