Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile për të nisur negociatat për krijimin e një versioni digjital të euros, raportoi agjencia AFP.
Qëllimi i kësaj nisme është të zvogëlohet varësia nga sistemet amerikane të pagesave, si Visa dhe Mastercard, si edhe nga shërbimet digjitale të pagesave Apple Pay dhe Google Pay. Planet për euron digjitale janë duke u zhvilluar prej disa vitesh.
Propozimi është miratuar nga shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian. Takimi i parë i negociatave pritet të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, në korrik.
Njëri nga negociatorët kryesorë të Parlamentit Evropian për këtë çështje, spanjolli Fernando Navarrete Rojas, ka hedhur poshtë pretendimet se euro digjitale mund të përdoret si mjet kontrolli nga Bashkimi Evropian.
“Ata që e thonë këtë gënjejnë. Euro digjitale do të ketë mbrojtje shumë të fortë të privatësisë”, tha ai.
Navarrete Rojas theksoi gjithashtu se euroja digjitale do të jetë një alternativë për qytetarët dhe jo një detyrim. Kjo do të thotë se përdorimi i saj do të jetë vullnetar dhe nuk do të zëvendësojë pagesat me para në dorë apo format e tjera të pagesës.
Burimi: AFP/Euronews
Link: https://www.euronews.com/business/2026/07/09/digital-euro-enters-final-round-of-eu-negotiations
Written by: admin