Lajme

BE-ja mund ta shtrenjtojë një kuti snus me 23 krona: “E paarsyeshme”, thotë ministrja suedeze

todayOctober 9, 2025 25

Background
share close

Një kuti me snus të bardhë mund të bëhet deri në 23 krona më e shtrenjtë, nëse miratohet tatimi i ri mbi duhanin që po propozon Bashkimi Europian, raporton gazeta Aftonbladet.

Ministrja e Financave e Suedisë, Elisabeth Svantesson nga partia Moderaterna (M), e cila ndodhet në Luksemburg përpara takimit të së premtes, tha se është e drejtë të bëhet një rishikim i tatimit mbi duhanin, por se është krejtësisht e paarsyeshme që snusi i bardhë të tatohet në të njëjtën mënyrë si duhani që tymoset.

Sipas saj, propozimi i BE-së do të thotë që Suedisë do t’i duhet të “rrisë me shok” taksën për snusin e bardhë.

“Bëhet fjalë për 23 krona më shumë për një kuti, gjë që është krejtësisht e paarsyeshme. Dhe për këtë unë do të luftoj,” tha Svantesson për Aftonbladet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%