Lajme

BE-ja ul parashikimet ekonomike, edhe Suedia preket nga kriza

todayMay 21, 2026 61

Background
share close

Komisioni Europian ka ulur ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike në Bashkimin Europian, për shkak të luftës me Iranin dhe krizës së energjisë që po godet tregjet.

Sipas parashikimit të ri, ekonomia e BE-së pritet të rritet vetëm me 1,1% gjatë vitit 2026, ndërsa më herët ishte parashikuar një rritje prej 1,4%. Në të njëjtën kohë, inflacioni pritet të rritet në 3,1%, nga 2,1% që ishte parashikimi i mëparshëm.

Edhe Suedia shihet me më pak optimizëm në raportin e ri. Prodhimi i Brendshëm Bruto (BPV) i vendit pritet të rritet me 1,8% këtë vit, ndërsa më parë ishte parashikuar një rritje prej 2,6%. Po ashtu, inflacioni në Suedi tani pritet të arrijë në 1,5%, në vend të 0,6% sa ishte vlerësuar më herët.

Komisioneri evropian për ekonomi, Valdis Dombrovskis, tha se konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një goditje të fortë energjetike, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë europiane.

Ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian që të ulin varësinë nga importi i karburanteve fosile, për të shmangur kriza të ngjashme në të ardhmen.

Burimi:economy-finance/Omni/TT

Link: https://economy-finance.ec.europa.eu/economic-forecast-and-surveys/economic-forecasts/spring-2026-economic-forecast-slowdown-growth-energy-shock-drives-inflation_en

https://tt.omni.se/irankriget-far-tillvaxt-att-rasa-eu-skriver-ned/a/V64RW4

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%