Lajme

BE përshpejton krijimin e euros digjitale

todayAugust 22, 2025 51

Background
share close

Bashkimi Europian ka vendosur të rrisë shpejtësinë e punës për krijimin e euros digjitale, për të mos mbetur pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Lajmin e bën të ditur Financial Times, duke cituar burime të afërta me procesin.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar së fundi një ligj të ri që rregullon monedhat e quajtura stablecoins. Këto janë kriptovaluta që e mbajnë vlerën të lidhur me pasuri të sigurta, si dollari amerikan ose obligacionet shtetërore.

Përballë këtij zhvillimi, BE po mendon ta ndërtojë euron digjitale mbi teknologji të gatshme, si Ethereum ose Solana, në vend që të krijojë një sistem të ri nga e para.

Ndërkohë, Banka Qendrore e Suedisë ka vendosur të presë me projektin e saj për kronën digjitale, derisa të merret një vendim përfundimtar mbi euron digjitale.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%