Lajme

BE shpall USB-C standardin e ri për karikuesit: Më pak mbetje dhe më shumë efikasitet

todayDecember 28, 2024 5

Background
share close

USB-C është tani standardi zyrtar i përbashkët për karikues në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Lajmin e bëri publik Komisioni Evropian, duke theksuar përfitimet e ndryshimit.

“Kjo do të sjellë teknologji më të avancuar karikimi, reduktim të mbetjeve elektronike dhe më pak probleme për konsumatorët në gjetjen e karikuesve të duhur,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Komisioni në platformën X.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 28 dhjetor 2024 dhe do të zbatohen për një gamë të gjerë pajisjesh, përfshirë telefonat celularë, tabletat, kamerat dixhitale, kufjet, mikrofonët, altoparlantët portativë, konzolat e lojërave video, lexuesit elektronikë, tastierat dhe pajisjet portative të navigimit.

Ndërkohë, nga 28 prilli 2026, standardi do të jetë i detyrueshëm edhe për laptopët. Ky vendim është përshëndetur si një hap i madh drejt reduktimit të mbetjeve elektronike dhe përmirësimit të përvojës së përdoruesve në të gjithë BE-në.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%