Lajme

Biletat e autobusit dhe trenit shtrenjtohen në Skåne, edhe pse pati suficit 800 milionë krona

todayMarch 2, 2026 42

Background
share close

Biletat e autobusëve dhe trenave në Skåne do të bëhen më të shtrenjta këtë vit, edhe pse kompania e transportit publik Skånetrafiken pati një suficit prej mbi 800 milionë koronash vitin e kaluar. Lajmi është raportuar nga SVT Nyheter Skåne.

Sipas njoftimit, çmimet e biletave do të rriten mesatarisht me 0,7%. Kjo do të thotë se bileta mujore për te gjithë rajonin e Skåne-s do të kushtojë 40 krona më shumë.

Kjo është hera e pestë radhazi që Skånetrafiken rrit çmimet e biletave. Gjatë këtyre pesë viteve, kompania ka dalë me fitim total prej 1,8 miliardë koronash.

Kryetarja e komitetit të transportit publik, Carina Zachau, tha se ky rezultat financiar është pothuajse rekord, por theksoi se qëllimi nuk është të krijohet fitim.

” Është diçka si rekord. Por nuk është qëllimi ynë. Ne synojmë të dalim pa fitim dhe pa humbje dhe që udhëtarët të marrin shërbimin për të cilin paguajnë”, u shpreh ajo.

Sipas Zachau, arsyeja e rritjes së çmimeve është se janë bërë vlerësime të gabuara të kostove të indeksit për vitet 2024 dhe 2025.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/helsingborg/skanetrafiken-gick-803-miljoner-plus-hojer-biljettpriset-for-pendlarna

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%