Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Borxhet në Suedi vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Shuma totale e borxheve ka arritur në 154 miliardë korona suedeze, që është një rritje prej 76% gjatë pesë viteve të fundit, raporton agjencia e lajmeve TT.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, borxhet u rritën me 16 miliardë korona, që do të thotë 44 milionë korona në ditë. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë njerëz po hasin vështirësi financiare.
Në fund të vitit, rreth 450 000 qytetarë suedezë ishin të regjistruar me borxhe te Kronofogden, Zyra Suedeze e Përmbarimit.
Davor Vuleta nga Kronofogden thotë se kjo situatë duhet të shërbejë si një paralajmërim për shoqërinë.
“Është një mësim për ne të gjithë. Ka ardhur koha të vendosim frenat, të mos jetojmë mbi mundësitë tona dhe të krijojmë rezerva ekonomike që janë të nevojshme nëse ndodh diçka e papritur”, thotë ai për TT.
Burimi: Omni/TT
link: https://tt.omni.se/skulderna-fortsatter-oka-44-miljoner-om-dagen/a/q6RRGo
Written by: admin