Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vitin e ardhshëm qytetarët pritet të kenë më shumë para në xhep, si pasojë e ndryshimeve në taksa dhe tarifa që parashikohen në buxhetin e ri të qeverisë. Për disa persona, përfitimi do të arrijë në mijëra krona në vit, raporton gazeta Dagens Industri (DI).
Sipas të dhënave të publikuara nga SCB – Instituti Suedez i Statistikave, të ardhurat e disponueshme të burrave do të rriten mesatarisht me 2 200 korona në vit. Kjo rritje është pak më e lartë krahasuar me gratë, të cilat pritet të kenë një rritje mesatare prej 1 820 kronash në vit, si rezultat i propozimeve buxhetore të qeverisë.
Kur në llogaritje përfshihen edhe masa të tjera ekonomike, si forcimi i lehtësimeve tatimore për punën, ulja e TVSH-së për ushqimet, ulja e taksës së energjisë elektrike dhe rritja e ndihmës për strehimin, rezulton se familjet me fëmijë janë përfituesit më të mëdhenj nga këto ndryshime.
Ekspertët theksojnë se ndikimi do të jetë veçanërisht pozitiv për familjet me dy fëmijë.
“Një familje tipike me dy fëmijë do të përjetojë një përmirësim të ndjeshëm të ekonomisë familjare, duke pasur dukshëm më shumë para në dispozicion”, deklaron Stefan Westerberg, ekonomist familjar pranë kompanisë së sigurimeve Länsförsäkringar.
Written by: admin