Lajme

2173 Results / Page 112 of 242

Background

Lajme

A-kasa e re: Më pak para pas 100 ditësh

Më 1 tetor hyn në fuqi ndryshimi më i madh i sigurimit të papunësisë në Suedi në 40 vitet e fundit. A-kasa do të bëhet plotësisht e bazuar në të ardhura dhe jo më në orë pune. Qeveria e quan reformën një modernizim, ndërsa sindikatat paralajmërojnë për përkeqësime, shkruan Dagens Nyheter. Si ndryshon sistemi? Nga 1 tetori nuk do të numërohen më orët e punës, por të ardhurat. Kush ka […]

todayAugust 29, 2025 382

Lajme

Pasaportat me vulë ose ngjitëse bëhen të pavlefshme nga 1 tetori

Të gjithë që kanë pasaporta të zgjatura përkohësisht gjatë pandemisë duhet t’i kontrollojnë ato. Nga data 1 tetor, këto pasaporta nuk do të jenë më të vlefshme në Suedi. Vendimi do të thotë që Suedia kthehet tek rregullat që zbatoheshin para Covid-it, raporton Aftonbladet. Pse bëhet ky ndryshim? Gjatë pandemisë, mungesa e materialeve ndaloi shumë shtete, përfshirë Suedinë, të lëshonin pasaporta të reja. Si zgjidhje, afati i vlefshmërisë u shty […]

todayAugust 29, 2025 152

Lajme

Arratisje nga qendra e ndalimit në Åstorp, tre persona në kërkim.

Pak pas mesnatës së së enjtes, policia u njoftua për një arratisje nga qendra e ndalimit të emigracionit në Åstorp, Skåne. Sipas autoriteteve, tre persona kanë arritur të dalin nga godina dhe më pas kanë kaluar rrethojën duke u larguar nga vendi. Personeli i qendrës ka parë katër burra jashtë rrethimit, por ende nuk është e qartë nëse ata ishin personat e arratisur apo kishin lidhje të tjera me ngjarjen. […]

todayAugust 28, 2025 57

Lajme

Gabim me makinën, gjobë deri në 30 000 korona dhe rrezik heqja e patentës.

Një shofer në Åmål u ndalua këtë të hënë nga policia e trafikut. Pas kontrollit, doli se burri rreth të 50-ave kishte patentë vetëm për makina me kamio automatike, por po ngiste një makinë me marsha manuale. Përveç kësaj, makina nuk ishte e paguar me taksa. “Kjo quhet drejtim pa leje. Atëherë jepen gjoba ditore, të cilat varen nga të ardhurat e personit”, shpjegon polici i trafikut David Askeröd nga […]

todayAugust 28, 2025 132

Lajme

Ryanair ndryshon rregullat për bagazhet e dorës, gjoba deri në 1 000 korona.

Kompania ajrore me çmime të ulëta Ryanair ka njoftuar ndryshime në rregullat për bagazhet e dorës. Deri tani pasagjerët kanë pasur të drejtë të marrin me vete një çantë me madhësi 40 x 20 x 25 centimetra dhe me peshë maksimale 10 kilogramë. Por nga muaji shtator, përmasat do të ndryshohen në 40 x 30 x 20 centimetra. Përveç ndryshimit të madhësisë, kompania do të forcojë edhe më shumë kontrollet […]

todayAugust 28, 2025 145

Lajme

Qeveria suedeze do të investojë 80 miliardë korona në buxhetin e vjeshtës

Qeveria e Suedisë ka njoftuar se në buxhetin e ardhshëm të vjeshtës do të ndahen 80 miliardë korona për masa të reja. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Harpsund. Shuma e planifikuar është dukshëm më e madhe se vitin e kaluar, kur u ndanë 60 miliardë korona. Në vitin 2023 investimet ishin 40 miliardë, ndërsa në vitin […]

todayAugust 28, 2025 15

Lajme

Nxënësit luajnë lojëra në kompjuterët e shkollës

Inspektorati i Shkollave në Suedi ka kryer një kontroll të papritur për të parë si përdorin nxënësit pajisjet digjitale gjatë mësimit. Në 22 nga 60 shkolla të kontrolluara, u zbulua se nxënësit përdornin kompjuterët dhe tabletët e shkollës në mënyrë të palejuar  më së shumti për të luajtur lojëra, thuhet në një njoftim për shtyp. Kontrolli tregoi gjithashtu se në 29 shkolla mungonin rregulla të qarta për mënyrën se si […]

todayAugust 28, 2025 18

Lajme

Paralajmërim: Video të rreme me Thedéen po qarkullojnë në internet

Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) paralajmëron se në internet po qarkullojnë video të rreme, ku shfaqet Erik Thedéen duke ofruar mundësi investimi me përfitime të larta. “Kjo është plotësisht e rreme. Riksbanken nuk ofron mundësi investimi apo shërbime të tjera bankare për individë”, shkruan banka qendrore në faqen e saj zyrtare. Sipas Riksbanken, videot e rreme janë shpërndarë fillimisht në Facebook, por mund të shfaqen edhe në platforma të tjera.

todayAugust 28, 2025 21

Lajme

Ekonomia po tregon shenja përmirësimi

Gjendja në ekonomi po përmirësohet dhe po i afrohet niveleve normale. Sipas Institutit të Konjunkturës, indeksi i barometrit ekonomik është rritur për të dytin muaj radhazi dhe ka arritur në 96 pikë. Instituti thekson se rritja ka prekur pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë. Bizneset në përgjithësi e shohin situatën si më të qëndrueshme dhe në përputhje me mesataren e viteve të kaluara. Megjithatë, familjet mbeten ende më pesimiste dhe […]

todayAugust 28, 2025 15

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%