10 000 hotele kërkojnë dëmshpërblim nga Booking.com
10 000 hotele në Europë janë bashkuar në një padi kolektive kundër gjigantit të rezervimeve Booking.com. Ata kërkojnë kompensim për 20 vite komisione dhe të ardhura të humbura, në atë që mund të bëhet një nga proceset më të mëdha të dëmshpërblimit në historinë e industrisë, shkruan SvD. Booking.com akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme klauzola të ashtuquajtura “çmimi më i mirë”. Që nga themelimi në vitin 2004, […]