Lajme

1525 Results / Page 145 of 170

Background

Lajme

Opozita ruan epërsinë në sondazhe, përmbledhja më e fundit e Omnipoll.

Opozita vazhdon të ketë epërsi në sondazhet kombëtare me 6 pikë përqindje ndaj partive të qeverisë. Këtë e tregon përditësimi më i ri i Omnipoll, përmbledhja e sondazheve që realizohet nga Omni dhe Demoskop. Sipas rezultatit të fundit, katër partitë e marrëveshjes së Tidö-s marrin së bashku 45,8% të mbështetjes së votuesve, ndërsa opozita arrin në 51,8%. Partia me ndryshimin më të madh është Demokratët Suedezë (SD), të cilët marrin […]

todayOctober 21, 2025 21

Lajme

Këto janë kompanitë “më të dobëta” të internetit në Suedi

Pakënaqësia ndaj kompanive të internetit në Suedi po rritet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregon studimi më i ri i nga Svenskt Kvalitetsindex (SKI), i cili tregon se kënaqësia e klientëve si për përdoruesit privatë ashtu edhe për kompanitë, ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit, klientë të kënaqur dhe mesatare të kënaqur  privatë është 65%, që është 3 pikë më pak se vitin e kaluar. […]

todayOctober 21, 2025 147

Lajme

Politikanë suedezë tregojnë për kërcënimet: “Më thanë se do të më vrasin”

Disa politikanë të parlamentit suedez kanë folur për gazetën Svenska Dagbladet (SvD) mbi urrejtjen dhe kërcënimet serioze që marrin për shkak të punës së tyre. Deputeti i Demokratëve të Suedisë (Sverigedemokraterna), Tobias Andersson, tregoi se një herë u detyrua të largohej me nxitim dhe të fshihej në një taksi, pasi rreth 20 persona u mblodhën jashtë lokalit ku ai ndodhej. Sipas tij, grupi kishte planifikuar ta rrihte për shkak të […]

todayOctober 21, 2025 33

Lajme

Kontrolle në të gjithë Suedinë për prindërit që marrin “vab”, mashtrimet po i kushtojnë shtetit 800 milionë krona në vit.

Prindërit që marrin leje për kujdesin e fëmijëve të sëmurë, të njohur si vab (vård av barn), do të përballen me kontrolle të reja gjatë kësaj vjeshte. Lajmi është konfirmuar nga Försäkringskassan, Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore, e cila paralajmëron masa të forta kundër mashtrimeve që po dëmtojnë sistemin. Sipas agjencisë, shumë prindër abuzojnë me përfitimin duke deklaruar se kujdesen për fëmijën e sëmurë, ndërkohë që në të vërtetë vazhdojnë […]

todayOctober 20, 2025 88

Lajme

Më shumë të dëbuar pritet të kthehen vetë në vendet e tyre

Një numër më i madh emigrantësh pritet të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre pasi të kenë marrë vendim për dëbim, sipas një raporti të ri nga Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket). Në të njëjtën kohë, numri i azilkërkuesve që vijnë në Suedi mbetet i pandryshuar. Sipas parashikimit të përditësuar, 9 500 persona pritet të kthehen vetë në atdhe gjatë këtij viti, krahasuar me 8 800 persona që ishin parashikuar […]

todayOctober 20, 2025 241

Lajme

Sindikatat akuzojnë qeverinë për përjashtim nga vendimmarrja

Tre organizatat më të mëdha sindikale në Suedi LO, TCO dhe Saco kanë reaguar ashpër ndaj Zyrës së Kryeministrit, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm dhe sistematik të fjalës së punëtorëve në proceset qeveritare. Lajmi raportohet nga portali Arbetsvärlden. Sipas Karla Wixe, që është studiuese në LO, qeveria nuk kupton rëndësinë që kanë sindikatat në përgatitjen e vendimeve të ndryshme. “Zyra e Kryeministrit ka një mungesë kuptimi për faktin […]

todayOctober 20, 2025 30

Lajme

Errësira e dimrit po afrohet. Psikologu jep këshilla për të mbajtur humorin lart

Të dielën kthehemi tek ora dimërore, që do të thotë se dielli do të shfaqet më pak dhe kjo mund të ndikojë tek gjendja jonë psikologjike. SVT Nyheter Värmland ka biseduar me psikologun Bartosz Jankowski, i cili jep disa këshilla për t’u përballur me ndryshimin. Ai thotë se është e rëndësishme të shkojmë për të fjetur dhe të ngrihemi në të njëjtën kohë sa më shumë që të jetë e […]

todayOctober 20, 2025 52

Lajme

Kryetarja e re e Ung Vänster: “Është e mundur të ulet orari i punës”

My Kårlycke, kryetarja e re e Ung Vänster, dëshiron që orari i punës të ulet për të gjithë, pa ndryshuar pagën. Këtë ajo e tha në një intervistë për gazetën Dagens Arbete. “Pse të mos i lejojmë ata që janë të papunë të punojnë tani dhe njëkohësisht të ulim orarin e punës? Kjo është krejt e mundur. E kemi bërë këtë disa herë më parë në histori. Dhe mund ta […]

todayOctober 20, 2025 42

Lajme

Këshilltarët danezë të pensioneve ngacmohen dhe kërcënohen nga klientët

Disa këshilltarë pensioni në Danica Pension, pjesë e Danske Bank, po përballen me ngacmime dhe kërcënime nga klientët, raporton gazeta Børsen. Ajo që më parë ndodhte vetëm disa herë në vit, tani ndodh pothuajse çdo muaj, sipas kompanisë së pensioneve. “Punonjësit përballen me fyerje të rënda, kërcënime me vdekje dhe komente seksiste kur përgjigjen në telefon,” thotë Dorte Bilsgaard, drejtoreshë e shitjeve në Danica Pension. Së fundmi, një këshilltare ka […]

todayOctober 20, 2025 23

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%