Lajme

2137 Results / Page 168 of 238

Background

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Që nga 1 prilli, vendimi i Riksdag për të hequr mundësinë e ndryshimit të statusit nga azil kërkues në leje qëndrimi Pune tashmë ka hyrë në fuqi. Këtu keni informacionin e plotë kush preket dhe kush jo.

Nuk është më e mundur të aplikoni për leje pune pasi një kërkesë për azil është refuzuar, pa u larguar më parë nga Suedia. Kjo do të thotë se nëse kërkesa juaj për azil është refuzuar dhe ju keni aplikuar për një leje pune nga brenda Suedisë, nuk mund t'ju jepet më një leje e re ose e zgjatur pune. Vendimi i Riksdag zbatohet menjëherë, pavarësisht se kur është dorëzuar […]

todayApril 3, 2025 299

Lajme

Norvegjia ringjall bunkerët e Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga Rusia

Norvegjia ka vendosur të rinovojë dhe të riaktivizojë dy bunkerë ushtarakë të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Rusinë, raporton BBC. Dy bunkerët që po rikthehen në përdorim janë Olavsvern dhe Bardufoss. Gjatë Luftës së Ftohtë, Norvegjia kishte ndërtuar rreth 3,000 të tillë për të mbrojtur veten për shkak të afërsisë me Bashkimin Sovjetik. Tani, me rritjen e tensioneve, […]

todayApril 1, 2025 32

Lajme

Danimarka ndalon shitjen e alkoolit për të miturit

Që nga sot, të rinjtë 16 dhe 17 vjeç në Danimarkë nuk lejohen më të blejnë pije alkoolike me më shumë se 6% alkool. Ky ligj i ri u miratua pasi studimet treguan se të rinjtë danezë konsumojnë më shumë alkool se çdo vend tjetër në Europë. Autoritetet po punojnë për të informuar dyqanet, prindërit dhe të rinjtë që rregullat të zbatohen siç duhet. — Do të ndihmojmë sa më […]

todayApril 1, 2025 17

Lajme

MES ELON MUSK, JEFF BEZOS DHE MARK ZUCKERBERG, SAMIR MANE NË LISTËN E FORBES TË NJERËZVE MË TË PASUR TË BOTËS

Sipërmarrësi i njohur, Samir Mane është shqiptari i parë që futet në listën e Revistës Forbes. Revista prestigjoze Forbes për çdo vit publikon listën e njerëzve më të pasur të botës. Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, rezultatet e së cilës janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025. Mes tyre renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin […]

todayApril 1, 2025 34

Emigracion

Suedi: Kërkesa për sjellje të mirë për të huajt në ligjin e ri

Qeveria suedeze po propozon ndryshime në ligjin për të huajt, duke vendosur një kriter të ri: të huajt duhet të kenë një sjellje të mirë për të qëndruar në vend. Nëse dikush kryen krime ose sillet në mënyrë të pahijshme, leja e qëndrimit e tij mund të hiqet më lehtë. Ministri i Migracionit, Johan Forsell, tha në një konferencë për shtyp se ky ligj do të ketë pasoja të mëdha […]

todayApril 1, 2025 75

Lajme

Të arsimuarit kryesojnë listën e të papunëve – Ekonomia në pikëpyetje

Tregu i punës po përjeton një ndryshim të pazakontë. Për herë të parë, grupi më i madh i të papunëve përbëhet nga ata me arsim pas gjimnazit. Megjithëse kjo mund të shihet si një zhvillim pozitiv për të ardhmen, ekonomistët janë të shqetësuar për situatën aktuale. Kryeekonomistja e Danske Bank, Susanne Spector, paralajmëron se rimëkëmbja ekonomike mund të mos jetë aq e fortë sa pritej. “Ne shohim gjithnjë e më […]

todayMarch 30, 2025 21

Lajme

Jönsson: SD dëshiron që gratë të qëndrojnë në shtëpi, ai gjithashtu beson se rreziku i vërtetë nuk vjen nga emigrantët.

Këshilltari i opozitës në Stokholm, Jan Jönsson (L), kritikon partinë e tij, Liberalët, për bashkëpunimin me Sverigedemokraterna (SD) dhe thotë se kjo është një nga arsyet pse partia ka humbur mbështetje në sondazhe. Në një intervistë për Dagens Nyheter (DN), ai shpreh shqetësimin e tij për ndikimin e forcave të ekstremit të djathtë në politikën suedeze. Sipas Jönsson, SD dhe mbështetësit e tyre promovojnë një rol tradicional për gratë, ku […]

todayMarch 29, 2025 63

Lajme

Rregulla të reja në BE: 17-vjeçarët do të mund të marrin patentë

Bashkimi Europian po përgatit rregulla të reja për patentat e makinave, të cilat do të sjellin ndryshime të mëdha në Suedi dhe vendet e tjera anëtare. Një nga ndryshimet më të mëdha është ulja e moshës për marrjen e patentës nga 18 në 17 vjeç. Megjithatë, të rinjtë do të duhet të ngasin makinën vetëm në prani të një shoqëruesi mbi 24 vjeç, i cili ka pasur patentë për të […]

todayMarch 29, 2025 205

Bota & Kuriozitete

Bilanc tragjik si pasojë e tërmetit shkatërrues në Mianmar. Më shumë se 1500 persona të vdekur. Kërkimet vazhdojnë.

Mbi 1500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar. Të paktën dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, teksa më shumë se 2000 të tjerë janë lënduar. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit dha njoftimin, duke shtuar se numrat mund të rriten ende. Qindra ndihma humanitare dhe ekipe shpëtimi, përfshirë staf […]

todayMarch 29, 2025 16

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%