Lajme

1538 Results / Page 17 of 171

Background

Lajme

Biletat e autobusit dhe trenit shtrenjtohen në Skåne, edhe pse pati suficit 800 milionë krona

Biletat e autobusëve dhe trenave në Skåne do të bëhen më të shtrenjta këtë vit, edhe pse kompania e transportit publik Skånetrafiken pati një suficit prej mbi 800 milionë koronash vitin e kaluar. Lajmi është raportuar nga SVT Nyheter Skåne. Sipas njoftimit, çmimet e biletave do të rriten mesatarisht me 0,7%. Kjo do të thotë se bileta mujore për te gjithë rajonin e Skåne-s do të kushtojë 40 krona më […]

todayMarch 2, 2026 43

Lajme

Mbi 400 kriminelë të dënuar me dëbim ende ndodhen në Suedi.

Më shumë se 400 shtetas të huaj, të cilët janë dënuar me dëbim pasi kanë kryer krime të rënda ose të përsëritura, vazhdojnë të qëndrojnë në Suedi. Policia nuk ka arritur ende t’i largojë nga vendi. Sipas shefit kombëtar të policisë kufitare, Marcus Nilsson, kjo situatë përbën problem. Ai shprehet se do të dëshironte që numri i personave që presin dëbimin të ishte zero. Aktualisht, policia ka rreth 430 raste […]

todayMarch 2, 2026 57

Lajme

Ekspertët: Kufizimi i kredive për rinovim dëmton familjet me më pak të ardhura

Ndryshimet e reja në rregullat e kredive hipotekare, të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin prill, do të kufizojnë mundësinë për të marrë kredi shtesë. Këto kredi zakonisht përdoren nga familjet për të rinovuar shtëpitë pas blerjes. Sipas dy ekspertëve të ekonomisë së banesave, Robert Boije dhe Kent Persson, ky ndryshim është problematik sepse prek më së shumti familjet me më pak kapital. Ata e kanë shprehur shqetësimin […]

todayMarch 1, 2026 33

Lajme

Pranvera meteorologjike mbërrin edhe në Göteborg, por moti pritet të ndryshojë

Pranvera meteorologjike ka mbërritur edhe në Göteborg, raporton Göteborg Posten (GP). Sipas raportimit, kjo është konfirmuar pasi temperatura mesatare ka qenë mbi zero gradë për shtatë ditë radhazi. Kjo vjen pas një muaji shkurt që ka qenë jashtëzakonisht i ftohtë. Meteorologu Toni Fuentes tregon se shkurti ishte më i ftohtë se zakonisht, por tani kushtet për pranverën meteorologjike janë plotësuar. Megjithatë, moti nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Që […]

todayMarch 1, 2026 55

Lajme

Rregulla të reja të trafikut hyjnë në fuqi më 1 korrik: Këta drejtues duhet të kenë një kartë të re në automjet.

Një ndryshim i ri në rregullat e trafikut do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2026 dhe prek një grup të caktuar drejtuesish. Nëse kërkesa e re nuk respektohet, mund të ketë pasoja. Deri tani, rregullat e Bashkimit Evropian për kohën e drejtimit dhe pushimit kanë vlejtur kryesisht për transportin e rëndë dhe profesional. Por nga vera e vitit 2026, këto rregulla do të zbatohen edhe për transportet ndërkombëtare […]

todayMarch 1, 2026 121

Lajme

Propozim në Suedi: Votuesit të votojnë për dy parti për të shmangur votimin taktik

Disa parti politike në Suedi ndodhen shumë pranë pragut zgjedhor prej 4% para fushatës së këtij viti. Kjo situatë krijon rrezikun që shumë votues të mos guxojnë të votojnë për partitë e vogla, edhe pse ato janë zgjedhja e tyre e parë. Në vend të kësaj, ata mund të zgjedhin të votojnë taktikisht për një parti më të madhe, nga frika se vota e tyre mund të humbasë. Për këtë […]

todayMarch 1, 2026 111

Lajme

Fillon sezoni i deklarimit: “Shumë persona shqetësohen kot”

Së shpejti, Skatteverket do të nisë dërgimin e deklaratave tatimore për të gjithë personat që kanë kuti postare digjitale. Megjithatë, shumë të rinj ndihen të pasigurt për atë që duhet të kontrollojnë dhe verifikojnë, shkruan TT. Sipas një sondazhi të realizuar vitin e kaluar nga Verian për Familjens jurist, 18% e të pyeturve thanë se kishin njohuri të dobëta për deklarimin tatimor. Pasiguria ishte më e madhe tek të rinjtë. […]

todayMarch 1, 2026 436

Lajme

Ndërrimi i gomave 2026: Gabimet që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë këtë pranverë

Pranvera po afrohet dhe bashkë me të vjen koha për të ndërruar gomat e dimrit me ato të verës. Por shumë shoferë rrezikojnë të bëjnë gabime që mund të jenë të rrezikshme dhe të kushtueshme. Çdo vit, mijëra drejtues mjetesh bëjnë të njëjtat gabime gjatë ndërrimit të gomave të verës. Sipas ekspertit të gomave dhe sigurisë, Roland Brimow, nga Däckskiftarna, problemet më të zakonshme lidhen me pakujdesinë, keqkuptimet dhe zakonet […]

todayMarch 1, 2026 219

Lajme

SHMI paralajmëron për borë gjatë Vasaloppet. Deri në 10 cm reshje priten në Sälen dhe Mora.

SHMI ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje dëbore në disa pjesë të qarqeve Värmland, Dalarna dhe Örebro. Sipas njoftimit, pritet të bien deri në 10 centimetra borë, përfshirë zonat e Sälenit dhe Morës, gjatë natës drejt së dielës. Reshjet mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e garës së njohur të ski-ve Vasaloppet, raporton TV4 Nyheterna. Meteorologu i TV4, Martin Hagman, ka sqaruar se bora pritet të bjerë gjatë […]

todayFebruary 28, 2026 26

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%