Lajme

2051 Results / Page 188 of 228

Background

Shqiperi & Kosove

Rreth 20 persona të helmuar në një furrë buke në Prishtinë.

Një furrë në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj. Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të […]

todayAugust 17, 2024 8

Bota & Kuriozitete

Sulm izraelit në Gaza. Të paktën 18 persona, 15 të së njëjtës familje.

Një sulm izraelit në Gazën qendrore në orët e hershme të mëngjesit vrau të paktën 18 persona,  prej të cilëve 15 ishin anëtarë të së njëjtës familje, thanë autoritetet spitalore. Sulmi goditi një shtëpi dhe një magazinë ngjitur që strehonte njerëzit e zhvendosur në hyrje të qytetit të Zauaida. Shumica e viktimave ishin fëmijë të moshës nga dy deri në 22 vjeçare.

todayAugust 17, 2024 8

Bota & Kuriozitete

Të paktën nëntë persona të vrarë nga sulmet izraelite në Liban.

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatie, në jug të Libanit. Ushtria izraelite tha se sulmi shënjestroi një depo armësh që përdorej nga luftëtarët e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Tensionet janë rritur javëve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi një sulm me raketa, për […]

todayAugust 17, 2024 13 2

Bota & Kuriozitete

Arkeologët peruan zbulojnë varrin 3800 vjeçar.

Një grup arkeologësh dhe studentësh të arkeologjisë peruane zbuluan një varrim që sipas tyre është 3.800 vjeç, që ka të bëjë me atë që ata e quajnë periudha formuese arkeologjike. Gjetja është pjesë e vendit arkeologjik të Queneto. Dy fëmijë, një adoleshent dhe një i rritur, u varrosën duke përdorur guaska, llaç dhe qeramika, të gjithë të mbështetur në anën e tyre dhe të drejtuar drejt maleve. Arkeologu Feren Kastillo […]

todayAugust 16, 2024 12 2

Bota & Kuriozitete

Vazhdon inkursioni i Ukrainës në territorin rus. Mijëra banorë të evakuuar në rajonin Kursk, Rusi. SHBA mbështet Ukrainën.

Inkursioni i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë është një mjet për të reduktuar sulmet bombarduese në zonat kufitare, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai lajmëroi se rajoni verilindor rus, Sumy, është bombarduar pothuajse 2100 herë. Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës tha se forcat e tij tani kontrollojnë 1,000 kilometra katrorë të rajonit fqinj të Rusisë Kursk. SHBA-të e vlerësuan inkursionin e Ukrainës, madje duke thënë se kanë […]

todayAugust 13, 2024 11

Bota & Kuriozitete

Vazhdon beteja me zjarret në Greqi. Një i vdekur. Dhjetëra të plagosur. Ndihma nga shtetet evropiane.

Greqia vazhdon betejën me zjarret, për të tretën ditë radhazi. Si pasojë e zjarreve kolosale, një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore. Zjarret masive kanë përfshirë periferitë e kryeqytetit grek, Athinës. Observatori Kombëtar i Greqisë tha se të paktën 10.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret. Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Afër 700 zjarrfikës, 200 makina për fikjen e zjarrit dhe […]

todayAugust 13, 2024 11

Bota & Kuriozitete

Athina përfshihet nga flakët. Autoritetet japin “alarm” për evakuimin e banorëve

Athina përfshihet nga flakët. Banorët në dy zona pranë Athinës u urdhëruan të evakuohen, ndërsa dhjetëra zjarrfikës po luftojnë për të vënë nën kontrollët flakët e shkaktuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Të paktën pesë zjarre kanë shpërthyer, dy prej të cilave janë në Atikë, me frontet e vendosura në Neo Mazi Megaron dhe Varnavas, sipas asaj që raportojnë mediat vendase. Raportohet për disa shtëpi të djegura, […]

todayAugust 12, 2024 13

Bota & Kuriozitete

Përfundojnë Lojërat Olimpike në Paris. Ja rezultatet…

Përfundojnë Lojërat Olimpike në Paris. Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France. Lojërat e radhës Olimpike do të zhvillohen pas 4 vitesh në Los Angelos. Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme. Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes […]

todayAugust 12, 2024 17

Shqiperi & Kosove

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë. Akuzojnë qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Banorë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë protestuar për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Ata protestuan në Bujanoc duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, si dhe pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “kthema adresën”, si dhe të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”. Përfaqësuesi i […]

todayAugust 12, 2024 12

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%