Lajme

642 Results / Page 22 of 72

Background

Lajme

Thand Ringqvist bisedime me të gjitha partitë, por Andersson mbetet kandidatja për kryeministre

Kryetarja e Partisë së Qendrës në Suedi, Elisabeth Thand Ringqvist, do të zhvillojë bisedime me të gjithë kryetarët e partive politike për formimin e qeverisë. Në takime do të përfshihen edhe Nooshi Dadgostar nga Partia e Majtë dhe Jimmie Åkesson nga Demokratët Suedezë. Thand Ringqvist tha se dëshiron të dëgjojë qëndrimet e të gjitha partive dhe të kuptojë se si e shohin ato formimin e qeverisë. Megjithatë, ajo theksoi se […]

todayOctober 19, 2026 70

Lajme

Përjashtohet mundësia që Partia e Qendrës të mbështesë një qeveri me Demokratët Suedezë

Politika e emigracionit mbetet pengesa kryesore për një bashkëpunim mes Partisë së Qendrës (C) dhe Demokratëve Suedezë (SD). Përfaqësuesit e dy qendrave studimore, Fores dhe Oikos, kanë qëndrime të ndryshme për kushtet që do të mundësonin një marrëveshje mes këtyre forcave politike. Politika e emigracionit është një nga pengesat më të mëdha për bashkëpunimin mes Partisë së Qendrës dhe Demokratëve Suedezë, sipas përfaqësuesve të qendrave studimore Fores dhe Oikos. Arvid […]

todayOctober 19, 2026 82

Lajme

Kristersson pritet të marrë detyrën për formimin e qeverisë, por ai nuk është i interesuar.

Kryetari i Parlamentit suedez, Andreas Norlén, do të mbajë sot pasdite, në orën 13:30, një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë hapat e ardhshëm në procesin e formimit të qeverisë së re. Ende nuk dihet se kush do të marrë detyrën për të zhvilluar bisedimet me partitë politike, por shumë mendojnë se radha do t’i vijë Ulf Kristerssonit, kryetarit të Partisë së Moderaterna (M), shkruan gazeta suedeze SvD. Megjithatë, […]

todayOctober 19, 2026 116

Lajme

Subvencion për syze në Suedi: Familjet mund të përfitojnë deri në 800 krona për fëmijët

Prindërit në Suedi mund të përfitojnë ndihmë financiare për blerjen e syzeve ose lenteve të kontaktit për fëmijët. Subvencioni bazë është 800 krona për moshat 8 deri në 19 vjeç, ndërsa edhe fëmijët më të vegjël mund të përfitojnë ndihmë. Megjithatë, mënyra e aplikimit dhe shuma e përfitimit ndryshojnë sipas rajonit. Blerja e syzeve të reja mund të jetë një shpenzim i madh për familjet, sidomos kur fëmijët kanë nevojë […]

todayOctober 18, 2026 144

Lajme

Nga viti 2027, kush dëshiron të bëhet edukator kopshti në Suedi duhet të ketë nota më të larta në gjuhën suedeze

Kërkesat për pranimin në programet e formimit të mësuesve dhe edukatorëve do të ashpërsohen nga vjeshta e vitit 2027. Për edukatorët e kopshteve do të kërkohet të paktën nota D në gjuhën suedeze, ndërsa për mësuesit e ciklit fillor dhe mësuesit e lëndëve në shkollën e mesme do të kërkohet nota C. Ndryshimet vijnë në një kohë kur numri i personave që zgjedhin të studiojnë për këto profesione po bie […]

todayOctober 18, 2026 46

Lajme

Partia e Qendrës në Stokholm hap rrugën për bashkëpunim me të djathtën, me mbështetjen e SD-së

Partia e Qendrës (C) në Rajonin e Stokholmit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me partitë e djathta, duke u mbështetur te Demokratët e Suedisë (SD). Lajmi bëhet i ditur nga gazeta suedeze Expressen, e cila citon burime të saj. Sipas informacioneve të publikuara, ky zhvillim thuhet se ka shkaktuar habi dhe tronditje te partitë e tjera të bllokut të kuq-gjelbër, me të cilat Partia e Qendrës ka bashkëpunuar në drejtimin […]

todayOctober 18, 2026 114

Lajme

Nga 1 dhjetori, disa ilaçe nuk do të mbulohen më nga shteti në Suedi

Nga 1 dhjetori 2026, disa ilaçe që përmbajnë substancat dronabinol dhe cannabidiol (CBD) do të hiqen nga sistemi suedez i mbrojtjes së kostove të larta për barnat me recetë. Vendimi është marrë pas dyshimeve se disa ilaçe janë përshkruar në mënyrë të tillë që pacientët të përfitonin subvencione nga shteti, edhe pse barnat e miratuara me të njëjtat substanca nuk mbulohen nga ky sistem. Sistemi i mbrojtjes së kostove të […]

todayOctober 17, 2026 219

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Ryanair ndryshon rregullat e udhëtimit, nga 10 nëntori regjistrimi në aeroport mbyllet më herët

Pasagjerët që udhëtojnë me Ryanair duhet të kenë kujdes për afatet e reja të regjistrimit në aeroport. Nga 10 nëntori 2026, sportelet e regjistrimit dhe dorëzimit të bagazheve të regjistruara do të mbyllen 60 minuta para nisjes së avionit, në vend të 40 minutave që zbatohen aktualisht. Ryanair, një nga kompanitë më të mëdha ajrore në Evropë, po ndryshon rregullat për regjistrimin e pasagjerëve në aeroport. Ndryshimi do të hyjë […]

todayOctober 17, 2026 390

Lajme

Arsimi që të jep shanset më të mira për punë në Suedi, paga mesatare arrin 35 500 krona në muaj.

Statistikat e reja tregojnë se drejtimi i automjeteve dhe transportit është ndër zgjedhjet më të mira për ata që duan të gjejnë punë pas përfundimit të shkollës së mesme. Tre vjet pas diplomimit, 79% e nxënësve të këtij drejtimi kishin siguruar një pozicion të qëndrueshëm në tregun e punës. Ndërkohë, paga mesatare mujore për mekanikët dhe riparuesit e automjeteve arrin në 35 500 krona suedeze para taksave. Zgjedhja e drejtimit […]

todayOctober 17, 2026 439 1

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP