Përmbytje në Bregun e Fildishtë/ Mbi 20 viktima
Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në qytetin Abidjan të Bregut të Fildishtë, pas një jave reshjesh. Autoritetet deklaruan se sasia e reshjeve ishte katër herë më e lartë se zakonisht në disa zona. Zyra Kombëtare për Mbrojtjen Civile të Bregut të Fildishtë tha se përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktuan gjithashtu dëme të mëdha në të gjithë qytetin në ndërtesa dhe rrugë.