Suedi: 90 milionë korona për të rritur kthimin e emigrantëve
Qeveria ka vendosur të japë 90 milionë korona suedeze si mbështetje për agjencinë e OKB-së për migracionin, International Organization for Migration (IOM). Lajmi është bërë i ditur në një njoftim për shtyp. Nga kjo shumë, 70 milionë korona do të përdoren për të luftuar emigracionin e parregullt dhe për të rritur kthimin e personave në vendet e tyre të origjinës. Vendet që përmenden janë Iraku, Uzbekistani, Afganistani, Siria dhe Libia. […]