Lajme

1538 Results / Page 30 of 171

Background

Lajme

Eksperti: Akulli në Stockholm është veçanërisht i rrezikshëm.

Pavarësisht paralajmërimeve të policisë që qytetarët të mos dilnin mbi akullin pranë Norr Mälarstrand, në qendër të Stokholmit, shumë njerëz dolën mbi ujërat e ngrira gjatë fundjavës. Ky veprim nuk u mirëprit nga Jan Insulander, drejtues projekti në Këshillin për Sigurinë në Akull (Issäkerhetsrådet). “Është një vend fantastik për të qëndruar, por në zonën e Stokholmit duhet treguar kujdes,” tha ai për gazetën Svenska Dagbladet(SvD). Gjatë së dielës, tre persona […]

todayFebruary 15, 2026 24

Lajme

I ftohti në Suedi pritet të zgjasë të paktën edhe një muaj

Që nga fillimi i vitit, moti në Suedi ka qenë shumë i ftohtë. Sipas meteorologut Lasse Rydqvist nga Klart.se, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe pas javës së ardhshme. Në një prononcim për gazetën Svenska Dagbladet (SvD), ai tha se ekziston mundësia që moti i ftohtë të vazhdojë edhe gjatë dy javëve të para të marsit. Rydqvist thekson se parashikimet afatgjata janë të vështira për t’u bërë me saktësi. […]

todayFebruary 15, 2026 200

Lajme

Tre persona bien në akull në Stockholm, priten edhe raste të tjera.

Tre persona kanë rënë përmes akullit paraditen e sotme pranë Norr Mälarstrad, në qendër të Stokholmit. Sipas Marie Nordahl nga shërbimi i shpëtimit, personat morën ndihmë nga kalimtarët që ndodheshin aty pranë dhe arritën të dilnin nga uji. Në vendngjarje shkoi edhe ambulanca, e cila i kontrolloi për gjendjen shëndetësore. Ndërkohë, qindra njerëz ndodhen gjatë ditës mbi akull në Riddarfjärden. Kjo po ndodh edhe pse policia ka paralajmëruar që të […]

todayFebruary 15, 2026 263

Lajme

Centerpartiet kërkon përgjigje pas dëbimeve të adoleshentëve: “Nuk është trajtim i arsyeshëm”

Centerpartiet ka thirrur drejtorin e përgjithshëm të Migrationsverket pas dëbimeve të bujshme të adoleshentëve. Lajmi është raportuar nga Aftonbladet. Partia kërkon sqarime për mënyrën se si po trajtohen këto raste, sidomos për kohëzgjatjen e procedurave. Sipas tyre, shumë të rinj detyrohen të presin me vite të tëra për një vendim përfundimtar. “Nuk është një trajtim i arsyeshëm i një njeriu”, ka deklaruar për gazetën zëdhënësi për politikën e emigracionit i […]

todayFebruary 15, 2026 74

Lajme

Asylrättscentrum: Mund të ndalen dëbimet e adoleshentëve me masa të thjeshta

Me metoda relativisht të thjeshta është e mundur të ndalen dëbimet e adoleshentëve, duke krijuar njëkohësisht një sistem më të sigurt juridikisht dhe më human. Kështu shkruan sekretarja e përgjithshme e Asylrättscentrum, Mita Holmer, në një artikull debati të botuar në (SvD Debatt). Holmer thekson se lejet e përhershme të qëndrimit duhet të rikthehen si rregull kryesor. Sipas saj, kjo do të ishte një nga hapat kyç për të garantuar […]

todayFebruary 15, 2026 107

Lajme

Rrezik për valë të re të ftohti në Suedi javën e ardhshme

Në të gjithë Suedinë po mbizotëron mot shumë i ftohtë këtë fundjavë dhe sipas raportimit të gazetës Expressen, i ftohti do të vazhdojë. Javën e ardhshme pritet që një valë e re e të ftohtit të përfshijë pjesë të mëdha të vendit. Sipas meteorologut të SMHI-së, Erik Höjgård Olsen, disa zona me presion të ulët në Atlantikun e Veriut janë duke lëvizur drejt Norvegjisë. Ato pritet të qëndrojnë jashtë bregdetit […]

todayFebruary 14, 2026 81

Lajme

Politika e emigracionit ndez debat të fortë në Suedi. Pesë çështje që po tronditin vendin.

Politika e emigracionit në Suedi është vënë sërish në qendër të debatit publik dhe ka shkaktuar reagime të forta politike dhe emocionale. Raste konkrete të familjeve dhe fëmijëve të prekur nga rregullat e reja kanë rritur tensionet mes partive. Ja pesë çështjet kryesore që po diskutohen: 1. Hiqet “ndërrimi i rrugës” (spårbyte) Më parë, personat që kishin marrë refuzim për azil mund të aplikonin për leje qëndrimi dhe pune brenda […]

todayFebruary 14, 2026 902

Lajme

Skatreverket: Kontrolloni të dhënat para se të deklaroni. ja çfarë duhet të dini?

Po afron periudha e deklarimit të të ardhurave dhe autoritetet tatimore në Suedi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë me kujdes të dhënat e tyre para se të dorëzojnë deklaratën. Sipas Skatteverket, deklarata për vitin 2025 do të mbërrijë në kutinë digjitale postare mes datave 2 dhe 6 mars. Ata që presin deklaratën në letër do ta marrin atë me postë në adresën e regjistruar mes 17 marsit […]

todayFebruary 14, 2026 130

Lajme

Suedi: 18 mijë korona gjobë për 165 km/h në autostradë. Ja rregullat e shpejtësisë?

Një i ri suedez është dënuar me 18 000 korona gjobë pasi u kap nga policia duke ecur me 165 kilometra në orë në autostradë pranë Västerås. Ai vetë thotë se nuk po ecte aq shpejt. “ E shtova shpejtësinë që shoku im të arrinte trenin, por nuk kam kaluar 140 kilometra në orë”, ka deklaruar ai në polici. Policia e mati shpejtësinë me metodën e saj të zakonshme dhe […]

todayFebruary 14, 2026 579

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%