Një tjetër ditë kombëtare akulli. E dyta radhazi
Suedia ka pasur dy ditë kombëtare akulli radhazi. Stacionet meteorologjike në të gjithë vendin kanë regjistruar temperatura nën 0 gradë gjatë të dielës dhe të hënës, raporton Aftonbladet. Ditët kombëtare të akullit po bëhen gjithnjë e më të rralla. E diela ishte dita e parë e tillë e regjistruar pas dy vjetësh. “Nuk është shumë e zakonshme të shihen disa ditë të tilla njëri pas tjetri”, thotë Lasse Rydqvist, meteorolog […]