Vrasje në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje ditën e sotme brenda sallës së gjyqit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Në njoftimin e policisë thuhet: Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe […]