Lajme

1077 Results / Page 51 of 120

Background

Lajme

Mesazh i rëndësishëm nga Administrata Tatimore Suedeze ( Skatteverket).

Administrata Tatimore Suedeze (Skatteverket) po paralajmëron qytetarët për rrezikun e mashtrimeve. Miliona suedezë tashmë kanë bërë deklaratat e tyre të tatimit, dhe miliona të tjerë presin të marrin rikthimin e parave. Por, gjatë kësaj kohe, mashtruesit përpiqen të mashtrojnë njerëzit për të marrë para. Sa para do të shpërndahen? 30 miliardë korona do të shpërndahen për tre milionë suedezë. Mesatarisht, rikthimi është 10,000 korona për person. Por, Johan Schauman, ekspert […]

todayApril 8, 2026 370

Lajme

Ndryshim i motit në fundjavë: Dielli merr “kontrollin”.

Pas stuhisë Dave që goditi gjatë fundjavës së Pashkëve, moti tani po përmirësohet dukshëm. Sipas raportimit të Expressen, një zonë me presion të lartë po afrohet dhe do të sjellë mot me diell në të gjithë vendin duke filluar nga pasditja e së mërkurës. Megjithatë, të enjten pritet që në veri të vendit, në zonën e Norrlandit, të ketë pak më shumë re. Pavarësisht kësaj, edhe atje moti do të […]

todayApril 8, 2026 25

Lajme

V dhe MP kërkojnë rikthimin në Suedi të të rinjve të dëbuar

Vänsterpartiet dhe Miljöpartiet kanë paraqitur një propozim në parlamentin suedez, duke kërkuar që qeveria të rikthejë në Suedi adoleshentët që janë dëbuar nga vendi. Lajmi është raportuar nga TV4. Sipas Tony Haddou, zëdhënës për politikën e emigracionit nga Vänsterpartiet, disa nga këta të rinj janë dërguar në vende ku ka luftëra të plota dhe ku jeta e tyre është në rrezik. “Ka të rinj që janë në rrezik për jetën […]

todayApril 8, 2026 349

Lajme

Ministri suedez për migracionin Johan Forssell mbi dëbimet me forcë: “Gjithmonë është e vështirë kur fëmijët përfshihen”

Gjithnjë e më shumë persona në Suedi po dëbohen me forcë nga policia kufitare, duke përdorur masa si prangat dhe madje edhe avionë privatë. Ministri i Migracionit, Johan Forssell, thotë se këto metoda janë të nevojshme dhe nuk ka dijeni për raste të përdorimit të tepruar të forcës. Sipas një raportimi të gazetës DN, numri i dëbimeve me forcë është rritur ndjeshëm. Gjatë vitit të kaluar, mbi 2,300 persona janë […]

todayApril 8, 2026 228

Lajme

Inflacioni i ulët sjell frymëmarrje për ekonominë Suedeze. Situata më e mirë se kur filloi lufta në Ukrainë

Lufta në Iran po shtyn pak çmimet lart, por nuk është aq e fortë sa të neutralizojë faktin që krona është forcuar në vitet e fundit dhe çmimet e mallrave në botë kanë rënë gjatë gjysmës së fundit të vitit. Këtë e shkruan Carl Johan von Seth nga Dagens Nyheter pas publikimit të shifrës së ulët të inflacionit të së martës mëngjes. Ai thotë se efekti i luftës mund të […]

todayApril 7, 2026 31

Lajme

Krona bie: “Është pjesërisht një korrigjim”

Krona suedeze ka rënë këtë të martë dhe një euro aktualisht kushton mbi 11 krona. Sipas Ulf Andersson , kryeekonomist në DNB Carnegie, kjo nuk është diçka e papritur, pasi krona ka qenë shumë e fortë gjatë këtij viti. “Është pjesërisht një korrigjim”, tha ai për EFN. Ai shton se arsyeja kryesore për rënien është shifra e dobët e inflacionit e publikuar në mëngjes nga (SCB). Lajmin dhe anlizën e […]

todayApril 7, 2026 134

Lajme

Suedi: Personat pa dokumente “Papperslösa” shmangin kujdesin shëndetësor nga frika e raportimit.

Numri i personave pa dokumente që kërkojnë ndihmë mjekësore është më shumë se përgjysmuar gjatë katër viteve të fundit. Sipas punonjësve të shëndetësisë, arsyeja kryesore është frika se ata mund të raportohen në polici. Një infermiere specialiste, tregon për gazetën DN se frika është bërë shumë e madhe. Ajo përmend rastin e fundit të një gruaje shtatzënë që kishte frikë të shkonte në spital, sepse mendonte se mund të raportohej. […]

todayApril 7, 2026 114

Lajme

Punëdhënësit: Rritja e pagave pritet të ngadalësohet në vitin 2027

Negociatat e ardhshme për marrëveshjet kolektive duhet të marrin parasysh faktin se Kina po bëhet një konkurrent gjithnjë e më i fortë për kompanitë suedeze. Kështu shkruajnë kryeekonomistët e Svenskt Näringsliv, Industriarbetshivarna dhe Teknikföretagen në një artikull debati të botuar në Dagens Nyheter. Sipas organizatave të punëdhënësve, bota po përballet me një “shok të dytë nga Kina”. Ata thonë se kompanitë kineze tashmë janë bërë liderë botërorë në disa industri […]

todayApril 7, 2026 136

Lajme

Stuhia e Pashkëve largohet, pritet diell dhe mot më i qetë

Pas stuhisë gjatë fundjavës së Pashkëve, pritet mot më i qetë pranveror  me mundësi për diell, raporton TV4 Nyheterna. Një zonë me presion të lartë po hyn në vend nga perëndimi dhe po largon presionet e ulëta që po përpiqen të hyjnë. Në lindje të Suedisë do të ketë ende mjaft re dhe reshje gjatë pasdites, por nesër retë do të shpërndahen në të gjithë vendin. “Shumë njerëz do të […]

todayApril 7, 2026 20

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%