Lajme

1543 Results / Page 56 of 172

Background

Lajme

Propozohen lehtësime të reja tatimore për kërkimin dhe zhvillimin në Suedi

Ministrja e Financave e Suedisë, Elisabeth Svantesson (M), ka prezantuar dy propozime të reja për ulje taksash. Propozimet vijnë nga një hetim mbi rregullat tatimore në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Në një deklaratë zyrtare, Svantesson tha se qeveria po mendon vazhdimisht për të ardhmen dhe për mënyrat se si Suedia mund të bëhet edhe më e fortë dhe si ekonomia mund të rritet më shumë në situatën aktuale. Ajo […]

todayJanuary 20, 2026 24

Lajme

Vera dhe Noah kryesojnë listën e emrave të foshnjave në vitin 2025. Ja lista e plotë?

Vera dhe Noah kanë qenë emrat më të përdorur për të porsalindurit gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Skatteverket, Administrata Tatimore e Suedisë, këta dy emra kryesojnë listën e emrave më të zgjedhur për vajza dhe djem. Sipas statistikave, Vera ishte emri më i popullarizuar për vajzat, ndërsa Noah renditet i pari për djemtë. Të dhënat tregojnë se nuk ka ndryshime të mëdha në […]

todayJanuary 20, 2026 46

Lajme

Si mund të marrësh kontratë shtëpie në dorë të parë në 2026, ja rregullat, zonat dhe qytetet e mëdha.

Pas viteve me radhë të gjata për banesa, më në fund po duket një dritë. Të dhënat e reja tregojnë se mund të bëhet më e lehtë të marrësh një kontratë në dorë të parë gjatë vitit 2026, veçanërisht nëse je i/e fleksibël. Pas viteve me radhë rekord dhe konkurrencë të fortë në tregun e banesave, tani po duken ndryshime të qarta në atë që prej kohësh është parë si […]

todayJanuary 19, 2026 410

Lajme

Çmimi i energjisë elektrike më i lartë në dy vjet

Të martën, çmimi i energjisë elektrike do të rritet shumë në të gjithë vendin. Në veri, energjia nuk ka kushtuar kaq shumë që nga dy vjet më parë. Arsyeja është se ka shumë pak erë, prandaj edhe prodhimi i energjisë me turbinat e erës është i ulët. Në të njëjtën kohë, temperaturat janë bërë përsëri më të ftohta. Kjo bën që çmimet të rritet. Çmimi mesatar në bursën e energjisë […]

todayJanuary 19, 2026 21

Lajme

Suedia fut pagesë pa taksa për ata që kalojnë nga ndihmat në punë. Deri në 3 750 korona në muaj për 18 muaj.

Qeveria suedeze dhe Partia Demokratët e Suedisë (SD) kanë rënë dakord për një reformë të madhe të sistemit të ndihmave sociale. Qëllimi i reformës është që më shumë persona të largohen nga ndihmat sociale dhe të hyjnë në tregun e punës. Një pjesë e rëndësishme e kësaj reforme është futja e një premium pune, e cila do të jetë një pagesë pa taksa për personat që kanë marrë ndihmë ekonomike […]

todayJanuary 19, 2026 149

Lajme

Pothuajse një milion ditë VAB më pak në vitin 2025. Po rritet puna nga shtëpia gjatë kujdesit për fëmijët

Numri i ditëve VAB (leje për kujdes ndaj fëmijëve të sëmurë) ka rënë ndjeshëm. Vitin e kaluar u regjistruan 6,5 milionë ditë VAB, krahasuar me 7,3 milionë një vit më parë. Këtë e tregon statistika e re nga Försäkringskassan, Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore. Lajmin e raporton SR Västerbotten. Rënia është më shumë se dhjetë për qind krahasuar me vitin 2024. Sipas Försäkringskassan, disa faktorë mund ta shpjegojnë këtë ulje. […]

todayJanuary 19, 2026 49

Lajme

Lagrådet “Këshilli i Legjislacionit” kritikon ndalimin e martesave mes kushërinjve

Lagrådet ka kritikuar propozimin e qeverisë suedeze për të ndaluar martesat mes kushërinjve duke filluar nga 1 korriku. Sipas Lagrådet, nuk është e sigurt se ky ndalim do të ndihmojë në luftimin e shtypjes dhe dhunës së lidhur me nderin, raporton agjencia TT. Në vend të kësaj, Lagrådet paralajmëron se ligji i propozuar mund të sjellë pasoja juridike të papritura dhe të vështira për t’u kuptuar për individët, veçanërisht për […]

todayJanuary 19, 2026 30

Lajme

Pesë minuta lëvizje në ditë mund të zgjasin jetën

Vetëm pesë minuta lëvizje shtesë në ditë ose të ulesh 30 minuta më pak mund të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme. Këtë e tregon një studim i ri shkencor i publikuar në revistën e njohur The Lancet. Sipas shumë studimeve, rekomandohet që një person të ushtrojë rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë për të pasur një jetë aktive dhe të shëndetshme. Megjithatë, studiuesit theksojnë se për personat që […]

todayJanuary 19, 2026 13

Lajme

Partitë e Tidö bien dakord: Transparencë e plotë edhe në shkollat private

Qeveria suedeze dhe partia SD duan që kopshtet dhe shkollat private të përfshihen nga parimi i transparencës publike. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson (L), gjatë një konference për shtyp. Sipas saj, propozimi përbën një “rinovim të plotë të sistemit të shkollave private” dhe është ndryshimi më i madh që nga momenti kur ky sistem u krijua. “Kjo do të thotë se do të ketë inspektim dhe transparencë […]

todayJanuary 19, 2026 28 3

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%