Lajme

1538 Results / Page 81 of 171

Background

Lajme

Pas 10 vitesh në Suedi, 18-vjeçarja rrezikon dëbimin

Mariam Noorali, 18 vjeçe, nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin Tingvallagymnasiet në Karlstad, rrezikon të dëbohet nga Suedia pas dhjetë vitesh qëndrimi në vend. Ajo erdhi në Suedi së bashku me familjen e saj para dhjetë vitesh dhe vetëm pak ditë pasi mbushi 18 vjeç, u thirr në një takim për kthim pranë Zyrës së Migracionit. Ndërsa bashkëmoshatarët e saj nisin pushimet e Krishtlindjeve, Mariam po përgatit dokumentet për […]

todayDecember 29, 2025 125

Lajme

Euro digjitale në horizont, si do të ndikohen pagesat në Europë.

Debati rreth përdorimit të parasë fizike vazhdon të jetë një temë e rëndësishme në sistemet e pagesave në mbarë botën. Tani, Bashkimi Europian po planifikon futjen e një alternative digjitale për euron, të njohur si euro digjitale ose e-euro. Gjithnjë e më shumë vende po reduktojnë përdorimin e parasë cash dhe në disa vende pagesat me para fizike nuk pranohen më. Një shembull konkret është Danimarka, ku banka qendrore hoqi […]

todayDecember 29, 2025 46

Lajme

Rriten aksidentet nga fishekzjarrët, më shumë të lënduar vitin e kaluar

Pas disa vitesh rënie, viti i kaluar ka shënuar një rritje të aksidenteve të shkaktuara nga fishekzjarrët. Këtë e tregojnë të dhënat e Socialstyrelsen, të cilat janë raportuar nga radio Ekot. Sipas statistikave, gjatë periudhës 2009–2014, mesatarisht 105 persona në vit janë lënduar nga aksidentet me fishekzjarre. Më pas, numri i të lënduarve ka rënë dhe ka arritur nivelin më të ulët në vitin 2022, kur u regjistruan vetëm 60 […]

todayDecember 29, 2025 32

Lajme

Burrat do të fitojnë më shumë vitin e ardhshëm, familjet me fëmijë përfituesit kryesorë

Vitin e ardhshëm qytetarët pritet të kenë më shumë para në xhep, si pasojë e ndryshimeve në taksa dhe tarifa që parashikohen në buxhetin e ri të qeverisë. Për disa persona, përfitimi do të arrijë në mijëra krona në vit, raporton gazeta Dagens Industri (DI). Sipas të dhënave të publikuara nga SCB – Instituti Suedez i Statistikave, të ardhurat e disponueshme të burrave do të rriten mesatarisht me 2 200 […]

todayDecember 29, 2025 79

Shqiperi & Kosove

Numërohen 96% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49.8% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 96% e kutive. Vetëvendosje ka siguruar deri tani 49.8% të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.21%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.76%. /topchannel

todayDecember 28, 2025 25

Lajme

Kristersson ngushëllon viktimat e stuhisë Johannes: dhe falenderon “Heronjtë e shoqërisë”

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, falënderon të gjithë ata që po punojnë për të menaxhuar pasojat e stuhisë Johannes. Ai gjithashtu nderon kujtimin e viktimave të stuhisë. “ Ju bëni ndryshim për gjithë Suedinë. Mendimet tona shkojnë edhe tek ata që humbën jetën gjatë stuhisë, veçanërisht heronjtë e shoqërisë që vdiqën gjatë punës së pastrimit”, shkruan Kristersson në X. Tre burra humbën jetën pasi mbi ta ranë pemë. Njëri ishte […]

todayDecember 28, 2025 54

Lajme

Mbi 20 mijë familje ende pa drita pas stuhisë Johannes: “Një nga më të rëndat”

Mijëra familje vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas kalimit të stuhisë së fortë Johannes. Të dielën pasdite, rreth 20 mijë familje ishin ende pa drita, raporton agjencia TT. Lena Berglund, drejtoreshë rajonale për veriun në kompaninë Eon, thotë se kjo stuhi ka qenë shumë e rëndë. “Do ta klasifikoja këtë stuhi si një nga më të këqijat”, deklaron ajo për SVT Västernorrland. Zonat më të prekura janë kryesisht rajonet […]

todayDecember 28, 2025 29

Lajme

Bilanci i zymtë i Doganave: Asnjë granatë e ndaluar gjatë vitit 2025

Doganat nuk kanë arritur të ndalojnë asnjë granatë dore që të futet në vend gjatë vitit 2025. Lajmi është raportuar nga Ekot. Zëvendësshefi i departamentit të Doganave, Stefan Granath, e pranon se kjo situatë është shumë serioze. “Është një dështim. Është vërtet ashtu”, thotë ai. Sipas Doganave, puna e tyre bëhet edhe më e vështirë për shkak se autoritetet nuk kanë informacion të mjaftueshëm se si realizohet kontrabanda e granatave […]

todayDecember 28, 2025 30

Lajme

170,000 shtëpi pa energji elektrike në Finlandë. Dy avionë devijuan nga pista dhe përplasën në borë

Dy avionë me mbi 150 persona në bord janë devijuar nga pista dhe kanë përfunduar në një grumbull bore në Kittilä, në Laplandën finlandeze, raporton media finlandeze. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 me kohën lokale të së shtunës. Nëntë njësi të shpëtimit u thirrën menjëherë në vendngjarje. Një avion pasagjerësh me rreth 150 persona dhe një avion më i vogël me më pak se 10 persona u përplasën nga era […]

todayDecember 28, 2025 26

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%