Lajme

1538 Results / Page 85 of 171

Background

Lajme

SMHI paralajmëron për erëra shumë të forta, gjysma e Suedisë nën paralajmërim të verdhë.

Fundjava do të karakterizohet nga erëra të forta në një pjesë të madhe të Suedisë. Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për erëra të forta në veriun e Dalarnës, në pjesë të mëdha të Norrlandit, si dhe në Gotlandin perëndimor dhe verior. Sipas SMHI-së, rreziku për stuhi ere do të fillojë nga mesi i ditës së shtunë. Era pritet të jetë e fortë në pothuajse të […]

todayDecember 25, 2025 76

Lajme

Më pak ditë pushimi në vitin 2026, por punonjësit kanë ende disa mundësi

Viti 2026 do të ketë më shumë ditë pune krahasuar me vitin 2025, i cili ishte shumë i shkurtër për punonjësit, sepse të gjitha festat zyrtare ranë në ditë jave. Lajmi raportohet nga agjencia suedeze TT. Megjithatë, edhe pse do të ketë më pak ditë pushimi mesjavore, ka ende disa mundësi për ata që nuk punojnë me turne dhe që mund të planifikojnë pushimet e tyre. Sipas TT, me vetëm […]

todayDecember 24, 2025 74

Lajme

Vonesa të mëdha në trena pasi një Babagjysh i vitit të ri i dehur tërhoqi frenat e emergjencës

Një person i veshur si Babagjysh dhe nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar vonesa në qarkullimin e trenave mes Stokholmit dhe Malmos, raporton gazeta Aftonbladet. Ngjarja ndodhi pranë zonës Simonstorp në Östergötland. Sipas informacioneve, personi i veshur me kostum Babagjyshi ka tërhequr frenën e emergjencës në tren dhe më pas ka zbritur duke u hedhur në shinat e trenit. Në një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt ndodhej […]

todayDecember 24, 2025 22

Lajme

Rekord i nxehti në Norvegji: Dhjetori 3,1 gradë më i ngrohtë se normalja

Dhjetori i këtij viti ka qenë shumë më i ngrohtë se zakonisht në shumë pjesë të Evropës Veriore, përfshirë edhe Norvegjinë. Sipas të dhënave zyrtare, temperaturat mesatare kanë qenë 3,1 gradë Celsius mbi nivelin normal për këtë periudhë të vitit. Këtë e konfirmon studiuesi i klimës Jostein Mamen nga Instituti Meteorologjik Norvegjez, i cili ka ndjekur dhe regjistruar zhvillimin e temperaturave. Ai i tha televizionit norvegjez TV2 se bëhet fjalë […]

todayDecember 24, 2025 20

Lajme

Editorialet suedeze me temë Krishtlindjeje: nga bistandi te Babagjyshi si model mashkullor

Disa gazeta suedeze kanë botuar editoriale me temë Krishtlindjeje, ku trajtohen politika, kultura dhe roli i figurave simbolike. Në gazetën Aftonbladet, Anders Lindberg kritikon qeverinë suedeze duke u mbështetur te mesazhi i Krishtlindjes për bujari dhe solidaritet. Ai thotë se vendimi i qeverisë për të ulur ndihmën për vendet më të varfra me katër miliardë është në kundërshtim të plotë me frymën e Krishtlindjes. Lindberg pyet nëse politikanët ndihen krenarë […]

todayDecember 24, 2025 17

Lajme

Ndalohen dhuratat e Krishtlindjes në disa institucione të mëdha shtetërore

Gjysma e dhjetë institucioneve më të mëdha shtetërore në Suedi nuk do t’u japin dhurata Krishtlindjeje punonjësve të tyre. Kjo del nga një anketë e dërguar nga media Altinget. Një nga këto institucione është Administrata Suedeze e Transportit (Trafikverket). Pas shkurtimeve të mëdha financiare, kjo agjenci ka njoftuar se nuk do të organizojë as darkat tradicionale të Krishtlindjes për punonjësit. “U bë një zhurmë e madhe për këtë vendim, thotë […]

todayDecember 24, 2025 27

Lajme

Disa greva ajrore rrezikojnë udhëtimet e Krishtlindjes në gjithë Evropën

Disa greva në aviacion po rrezikojnë udhëtimet e Krishtlindjes në shumë vende të Evropës. Sipas gazetës Expressen, aeroportet më të mëdha në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Itali pritet të preken më së shumti. Gjatë disa ditëve të festave të Krishtlindjes, personeli i kabinës së SAS-it do të jetë në grevë në aeroportin Heathrow të Londrës, si protestë kundër pagave të ulëta. Si pasojë, fluturimet drejt dhe nga Stokholmi dhe […]

todayDecember 24, 2025 27

Lajme

Paralajmërim për erë shumë të fortë në qendrat e skive në Suedi

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim portokalli për erë shumë të fortë, madje edhe stuhi, në disa zona malore në qarqet Norrbotten dhe Västerbotten. Sipas meteorologut Viktor Bergman, i cili ka folur për gazetën Aftonbladet, era është aq e fortë sa që njerëzit mezi mund të ecin drejt dhe të qëndrojnë në këmbë. Ky mot i keq pritet të shkaktojë probleme për skiatorët gjatë ditëve të Krishtlindjes. Në […]

todayDecember 24, 2025 27

Lajme

Rrezik nga akulli: Trafikverket u bën thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm

Trafiku i festave të Krishtlindjeve deri tani ka qenë i qetë, por Administrata Suedeze e Transporteve (Trafikverket) paralajmëron shoferët që do të udhëtojnë vonë sonte të tregojnë kujdes të shtuar. Sipas autoriteteve, drejtuesit e automjeteve duhet të mbajnë distancë nga mjetet e tjera dhe të jenë të përgatitur që udhëtimi të zgjasë më shumë se zakonisht. Në hartën rrugore të Trafikverket, disa zona janë shënuar me ngjyrë të kuqe dhe […]

todayDecember 23, 2025 20

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%