Asnjë instancë nuk e mbështet propozimin për heqjen e lejeve të përhershme të qëndrimit. Faktet pse nuk duhen hequr lejet e përhershme?
Asnjë nga instancat zyrtare të konsultimit nuk e mbështet propozimin e qeverisë për të hequr lejet e përhershme të qëndrimit. Përkundrazi, kritikat janë shumë të forta. Propozimi konsiderohet në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë dhe pritet të kushtojë miliarda nga paratë e taksapaguesve. Sipas shqyrtimit të bërë nga Arbetsvärlden, 7 nga 10 instanca e kundërshtojnë hapur propozimin. Propozimi i qeverisë synon të ndryshojë ligjin në […]