Shqiperi & Kosove

158 Results / Page 14 of 18

Background

Shqiperi & Kosove

Hapet tuneli i Llogorasë

Sot u hap tuneli i Llogorasë, 5.9 km i gjatë. Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar shkurtimin e distancës për në jug të vendit. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Projekti ka kushtuar rreth 139.6 milion euro. Hapja e tunelit u shoqërua me ceremoni festive.

todayJuly 5, 2024 8 2

Shqiperi & Kosove

KQZ-ja ia heq mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Alfred Belerit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar. “Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së. Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i […]

todayJuly 5, 2024 6 2

Shqiperi & Kosove

SPAK arreston Ilir Beqaj-n, ish ministrin e Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar sot, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “Arrestimi i Ilir Beqajt është kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftimin e SPAK. Mësohet se arrestimi i tij lidhet me hetimet që prokurorët janë duke i kryer për një rast të dyshuar për korrupsion kur Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit […]

todayJuly 4, 2024 9 2

Shqiperi & Kosove

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Gjithashtu, shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrell ka kërkuar guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve. […]

todayJuly 2, 2024 10 2

Shqiperi & Kosove

Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë

Datat 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë. Të mërkurën do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00. Shkrimtari i madh, Ismail Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Në orën 13.00 të së mërkurës […]

todayJuly 2, 2024 10

Shqiperi & Kosove

Konjufca: Serbia po përgatitet pë një sulm në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se një grup prej qindra personash në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë. Ai u shpreh se institucionet e sigurisë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për tu përballur me çfarëdo sulmi apo provokimi që vjen nga […]

todayJuly 1, 2024 10 7

Bota & Kuriozitete

Dua Lipa ndez skenën në “Glastonbury Festival”

Dua Lipa performoi në festivalin më të madh britanik, Glastonbury Festival. Ylli shqiptar me famë botërore, ndezi skenën duke performuar këngët e saj hit, si Training Season, One Kiss, Illusion, Break My Heart dhe Levitating. BBC, duke shkruajtur për të, lavdëroi koreografinë e Duas, performancën ambicioze dhe dinamike të saj. Sipas BBC, koreografia dhe ritmi i la njerëzit pa frymë. Dua Lipa përmbylli performancën me këngën “Houdini”. Gjatë performancës, ajo […]

todayJune 30, 2024 8 9

Shqiperi & Kosove

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike. Vendimi i Qeverisë obligon të gjitha institucionet publike të cilat janë pronare dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit “që të vendosin kufizimet nevojshme teknike për […]

todayJune 28, 2024 9 4

Shqiperi & Kosove

INSTAT/ Popullsia në Shqipëri është tkurrur

Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që Shqipëria ka 419 mijë e 831 banorë më pak. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i familjeve është 755.950 dhe një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë. Ndërsa, numri i popullsisë ka rënë me thuajse 17 për […]

todayJune 28, 2024 11

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%