Shqiperi & Kosove

116 Results / Page 2 of 13

Background

Lajme

Numërohen 92.5% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD 51, Mundësia 2. Socialistët thellojnë avantazhin me mbi 228 mijë vota

Deri në orën 05:50 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4833 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë […]

todayMay 13, 2025 23

Lajme

Votat e diasporës/ Ja kush kryeson deri tani

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 4261 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 2309 vota, e ndjekur nga PD me 1264. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 369 vota, Lëvizja Bashkë 84 vota, Partia Mundësia 95 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 38 vota./topchannel

todayMay 12, 2025 47

Shqiperi & Kosove

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate

Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2307 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50. Sa i […]

todayMay 12, 2025 20

Lajme

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

Deri në orën 4 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 545 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në ccdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, […]

todayMay 12, 2025 19

Lajme

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Ndërsa janë numëruar deri në orën 06:00 1083 kuti nga 5225 në total, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.26% të votave të grumbulluara. Ndërkohë kreu i PS Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto në orët e para të kësaj të hëne nga ambientet e jashtme të selisë rozë. “Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron dhe me një imazh […]

todayMay 12, 2025 21

Lajme

Del Exit poll i parë i zgjedhjeve. Partia Socialiste kryeson

Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri. Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë. Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në […]

todayMay 11, 2025 28

Shqiperi & Kosove

Pjesëmarrja në votime deri tani në 12 qarqet e vendit

Deri tani, janë raportuar të dhëna nga një pjesë e qendrave, dhe më poshtë paraqitet një përmbledhje e pjesëmarrjes sipas qarqeve: Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve – 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes. Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%. Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët […]

todayMay 11, 2025 22

Shqiperi & Kosove

Ambasadori i OSBE/ODIHR :Të sigurohemi nëse zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare

Ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, aty ku votimi është në mënyrë elektronike. “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë […]

todayMay 11, 2025 17

Shqiperi & Kosove

Incidente në qendrat e votimit në vend

Një sërë incidentesh janë raportuar në qendrat e votimit në vend, madje në disa prej tyre ka pasur edhe përleshje fizike. Në Pogradec, zanafilla ka qenë mosdakordësia e komisionerëve në shoqërimin e një personi tjetër i paautorizuar, i cili ishte i verbër dhe nuk mund të votonte dot. Edhe në Lushnjë ka patur përplasje fizike në një qendër votimi mes komisionerëve të PD dhe PS. Në Fier, dy kandidatë pë […]

todayMay 11, 2025 24

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%