Shqiperi & Kosove

116 Results / Page 6 of 13

Background

Shqiperi & Kosove

Pjesëmarrja në votime kalon 40%. Rezultatet sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë…

Pjesëmarrja në votime kalon 40%. Rezultatet sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë...Derisa vazhdon procesimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është duke u rritur lehtë edhe pjesëmarrja në votime. Pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në votime ishte përkatësisht 40,04%. Sipas Demokracisë në Veprim, rrjeti i organizatave që monitoron proceset zgjedhore, tha se procesi i votimit ka kaluar pa ndonjë incident apo parregullsi serioze, që do ta […]

todayFebruary 9, 2025 18

Shqiperi & Kosove

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00, më e ulët se në vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 15:00, ishte 28.32 për qind. "Në 91.20 për qind të vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo 558.246 votues nga 1.970.944”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte më e ulët, sipas […]

todayFebruary 9, 2025 12

Shqiperi & Kosove

Zgjedhjet në Kosovë. Çfarë dihet deri tani?

  Në mbarë Kosovën mëngjesin e 9 shkurtit ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të mbyllen në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote. Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës. Në garë janë 28 subjekte […]

todayFebruary 9, 2025 25

Shqiperi & Kosove

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 50,91% e votuesve në diasporë

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar. Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk […]

todayFebruary 8, 2025 20

Shqiperi & Kosove

Heshtje zgjedhore në Kosovë. Fushata u karakterizua me diskurs të ashpër politik

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që ka monitoruar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, tha se kjo periudhë është përshkruar me diskurs të ashpër politik, si në tubime ashtu edhe në hapësirën online. Ismet Kryeziu tha se për shkak të ashpërsimit të gjuhës edhe gjobat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa këtë radhë ishin të shumta. “Kemi parë që fushata ka qenë bukur e ashpër, […]

todayFebruary 8, 2025 25

Lajme

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës nominohen për Çmimin Nobel për Paqe!

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Nominimin e ka bërë deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili në letrën dërguar Komitetit të Institutit norvegjez të Nobelit, ka thënë se këtë vendim e ka ndërmarrë për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit […]

todayJanuary 18, 2025 69

Shqiperi & Kosove

Ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis zbatimin nga data 1 shkurt 2025. Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës. […]

todayJanuary 8, 2025 8

Shqiperi & Kosove

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nga nesër votojnë ata jashtë territorit të Kosovës. Më së shumti votues, diaspora në Gjermani.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt. Numri i votuesve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërsa, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë territorit të Kosovës është gati 105 mijë votues. Diaspora në Gjermani me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë. Periudha e votimit për diasporën do fillojë nga […]

todayJanuary 8, 2025 20

Shqiperi & Kosove

Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë. Sinani në një postim në Facebook falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi. “Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të […]

todayDecember 3, 2024 13

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%