Rekord i ri i nxehtësisë në Islandë, 19,8 gradë në prag të Krishtlindjes.
Krishtlindjet këtë vit kanë qenë jashtëzakonisht të ngrohta në Islandë. Sipas transmetuesit publik islandez RUV, gjatë festave të fundvitit temperaturat kanë qenë shumë më të larta se normalja për këtë periudhë. Në fshatin Seydisfjördur u shënua një rekord i ri i temperaturës për muajin dhjetor. Rreth orës 11 të paradites në prag të Krishtlindjes, termometri shënoi 19,8 gradë Celsius, një shifër e pazakontë për këtë kohë të vitit në Islandë. […]