Suedi & Scandinavia

1940 Results / Page 114 of 216

Background

Lajme

Do të zgjidhet fjala më e bukur suedeze, këto janë 10 favoritët.

Në Suedi ka nisur një garë e veçantë gjuhësore: tani do të zgjidhet “svenskans bästa ord” fjala më e mirë në gjuhën suedeze. Nga 8 000 fjalë të preferuara që kanë dërguar lexuesit, janë përzgjedhur 10 më të mirat, dhe votimi tashmë ka filluar. “Favoritorden har en sak gemensamt”, thotë Anders Svensson, kryeredaktor i revistës Språktidningen (Revista e Gjuhës). “Fjalët e preferuara kanë një gjë të përbashkët,” thotë ai. Katër […]

todayOctober 15, 2025 438

Lajme

Hetim: Rajoni e dinte për krizën e ambulancave

Një hetim i ri i pavarur ka zbuluar se drejtuesit e shëndetësisë në Rajonin e Stokholmit ishin në dijeni për gjendjen e rënduar në shërbimin e ambulancës disa ditë para se Vårdförbundet, sindikata e infermierëve, të ngrinte alarmin këtë verë. Këtë e raportoi gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN). Sipas hetimit, pacientët nuk pritën më gjatë se zakonisht për ambulancë. Arsyeja ishte përkushtimi i punonjësve të ambulancës, të cilët punuan një […]

todayOctober 15, 2025 15

Lajme

Rritje e madhe e çmimit për vendet e parkimit me qira

Nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, Agjencia Suedeze e Tatimeve (Skatteverket) do të vendosë 25% TVSH mbi vendet e parkimit që qiraxhinjtë marrin me qira nga pronari i banesës, raporton revista Hem & Hyra. Kjo do të thotë se çmimi për parkim do të rritet ndjeshëm, dhe në shumicën e rasteve kostoja do t’u kalojë qiraxhinjve. Vendimi mund të prekje qindra mijëra persona në të gjithë Suedinë. Sipas Ulrika […]

todayOctober 15, 2025 23

Lajme

Arratisje nga paraburgimi në Ljungbyhed, një i njohur i krimit të organizuar ndër të liruarit.

Katër persona u arratisën natën e kaluar nga Qendra e Paraburgimit e Administratës së Migracionit në Ljungbyhed. Ata morën ndihmë nga jashtë për të prerë gardhin e qendrës. Njëri nga të arratisurit është një burrë i njohur për krimin e organizuar. Ai ka një regjistër të gjatë kriminal, thotë Martin Östling, udhëheqës i hetimeve paraprake. Bëhet fjalë për një shtetas danez në të tridhjetat.

todayOctober 15, 2025 28

Lajme

Dy shkolla mbyllen në Lindesberg pas një alarmi për person me sjellje të pazakontë

Dy shkolla në komunën e Lindesbergut janë mbyllur pasi policia mori një alarm për një person që po sillej “në mënyrë të pazakontë”. Lajmi është bërë i ditur nga disa media suedeze. Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë shenjë që të ketë ndodhur ndonjë incident apo ndonjë ngjarje e rrezikshme. Askush nuk është lënduar. “Situata për ne ende nuk është plotësisht e qartë, ndaj po hetojmë për të kuptuar […]

todayOctober 15, 2025 31

Lajme

Anna-Karin Hatt jep dorëheqjen si kryetare e Partisë së Qendrës pas urrejtjes dhe kërcënimeve

Vetëm gjashtë muaj pasi mori drejtimin e Partisë së Qendrës të Suedisë (Centerpartiet), Anna-Karin Hatt ka vendosur të japë dorëheqjen. Lajmin ajo e konfirmoi në një konferencë për shtyp, ku tregoi se vendimi lidhet me klimën gjithnjë e më të ashpër në shoqëri dhe me urrejtjen e kërcënimet ndaj politikanëve. “Urrjetja dhe kërcënimet që u drejtohen politikanëve të ngjyrave të ndryshme janë të frikshme,” tha Hatt gjatë fjalimit të saj. […]

todayOctober 15, 2025 42

Lajme

Norvegjia ndjek shembullin e Suedisë me rregulla të reja tatimore për fondet

Qeveria norvegjeze po planifikon të ndryshojë rregullat tatimore për fondet e investimeve, me qëllim që ato të bëhen më të ngjashme me rregullat që zbatohen në Bashkimin Europian dhe në Suedi. Kjo nismë është pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm, i paraqitur këtë mëngjes nga Partia e Punës (Arbeiderpartiet), që është forca në pushtet, shkruan portali ekonomik E24. Ministri i Financave, Jens Stoltenberg, shpjegoi se qëllimi i ndryshimeve është […]

todayOctober 15, 2025 20

Lajme

Papunësia në Suedi bie për të dytin muaj me radhë

Papunësia në Suedi ka vazhduar të ulet për të dytin muaj rresht, sipas shifrave të publikuara nga Arbetsförmedlingen (Zyra Suedeze e Punësimit). Në muajin shtator, papunësia ishte 6,9%. Kjo është pak më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por më e ulët krahasuar me gushtin, gjë që tregon një përmirësim të lehtë në tregun e punës. Ndërkohë, papunësia tek të rinjtë ka qenë më e […]

todayOctober 15, 2025 34

Lajme

Frutat dhe perimet më të lira, por gjalpi vazhdon të shtrenjtohet.

Çmimet e ushqimeve në Suedi ranë për të dytin muaj radhazi gjatë shtatorit. Sipas të dhënave nga Zyra Suedeze e Statistikave (SCB), ulja e çmimeve lidhet kryesisht me produktet e frutave dhe perimeve, si edhe me peshkun. Në të njëjtën kohë, vërehet se edhe çmimi i kafesë ka filluar të ulet gradualisht. Megjithatë, jo të gjitha produktet ndjekin të njëjtin trend: gjalpi dhe mishi i viçit kanë vazhduar të rriten […]

todayOctober 15, 2025 11

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%