Suedi & Scandinavia

1423 Results / Page 120 of 159

Background

Lajme

Disa çmime po ulen në Suedi. Karburanti dhe domatet më të lira

Ndërsa vitet e fundit inflacioni ka bërë që shumë gjëra të shtrenjtohen në Suedi, disa produkte janë bërë më të lira. Sipas një raportimi të gazetës DN, çmimi i karburanteve ka rënë më së shumti gjatë periudhës nga qershori 2024 deri në korrik 2025. Karburanti është bërë më i lirë me 13,1%, kryesisht falë uljes së detyrimit për përzierjen e biokarburanteve. Edhe çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes qendrore dhe disa […]

todayAugust 6, 2025 20

Lajme

200 mijë suedezë marrin 3,5 miliardë nga kthimi i taksave

Skatteverket ka njoftuar se këtë javë dërgon njoftimet përfundimtare të tatimit për rreth 500 mijë persona, ata që nuk kanë marë para në prill dhe qershorë. Nga këta, 200 mijë suedezë do të marrin kthim takse, gjithsej 3,5 miliardë korona. Ndërsa 30 mijë persona kanë tatim për të paguar, me një shumë totale prej 1,68 miliardë koronash. Kur vijnë paratë Ata që kanë për të marrë para dhe kanë regjistruar […]

todayAugust 6, 2025 24

Lajme

Stokholmi për zonën mjedisore: “Po shkelim në terren të ri”

Stokholmi mund të bëhet komuna e parë në Suedi që vendos një zonë mjedisore të klasit 3, e cila do të ndalonte hyrjen e makinave hibride të rikarikueshme, si dhe atyre me benzinë e naftë, në disa pjesë të qendrës së qytetit. Në këtë nismë, komuna është frymëzuar nga Oslo, Kopenhagen, Londra dhe Amsterdami, thotë për Altinget Joakim Boberg nga zyra e trafikut, përgjegjës për projektin. “Ka disa udhëzime, por […]

todayAugust 6, 2025 8

Bota & Kuriozitete

Rrezik në plazhin e Lidköping. Uji i ndotur me baktere

Banorët dhe pushuesit në Lidköping paralajmërohen të mos notojnë në plazhin Framnäs, pasi në ujë janë gjetur baktere të rrezikshme E. coli. Ky zbulim u bë gjatë një kontrolli rutinë, njofton P4 Skaraborg. Bakteret mund të shkaktojnë diarre dhe probleme me stomakun. Sipas komunës, ndotja ka ardhur nga shiu i fundit dhe jashtëqitjet e zogjve. Derisa të dalin analizat e reja, këshillohet që të shmanget noti në këtë zonë.

todayAugust 6, 2025 18

Lajme

Suedisë i bie parashikimi ekonomik, fajësohen tarifat e SHBA-së

Ekonomia suedeze do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit. Instituti i Konjunkturës njofton se Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet vetëm me 0,7%, duke zbritur nga parashikimi i mëparshëm prej 0,9%. Krahasuar me vitin e kaluar, rritja është më e ulët me 0,3%. Megjithatë, ekspertët besojnë se nga viti 2026 ekonomia do të marrë hov dhe PBB-ja mund të arrijë deri në 2,6%. Sipas raportit, arsyeja […]

todayAugust 6, 2025 15

Lajme

KI: Pret edhe një ulje të normës së interesit në shtator

Banka Qendrore e Suedisë e uli normën bazë të interesit në 2% gjatë qershorit, por një tjetër ulje pritet së shpejti. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Konjunkturës, ulja e radhës mund të ndodhë që në shtator. Ekspertët besojnë se normat më të ulëta të interesit dhe rritja e të ardhurave të familjeve do të ndihmojnë qytetarët të shpenzojnë më shumë. Kjo pritet ta ndihmojë ekonominë të fillojë […]

todayAugust 6, 2025 26

Lajme

Stuhia Floris rrëzon pemë dhe lë pa drita mbi 10 mijë shtëpi

Stuhia e fortë Floris ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesë të ndryshme të Suedisë. Pemë të rrëzuara kanë bllokuar rrugë dhe trenat janë ndalur, ndërsa mbi 10 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Në Filipstad, në qarkun Värmland, disa pemë kanë rënë mbi rrugën provinciale 246, duke penguar qarkullimin. Ndërkohë, mes Torsby dhe Kil, të gjitha linjat hekurudhore janë pezulluar për shkak të motit të keq. Sipas shërbimit […]

todayAugust 5, 2025 28

Lajme

Kriza e ambulancave në Stokholm. Rajoni përgatit plan masash

Gjatë kësaj vere, shërbimi i ambulancave në Stokholm ka qenë në kaos. Në disa ditë ka pasur shumë pak ambulanca në qarkullim, dhe më 22 korrik sindikata paralajmëroi se në qendër të qytetit ishte në dispozicion vetëm një ambulancë, për shkak të mungesës së stafit. Pas kritikave të shumta, këshilli rajonal zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Ata vendosën të vlerësojnë situatën e verës, pagat e punonjësve dhe kushtet e […]

todayAugust 5, 2025 16 1

Lajme

Ekspertja: Zyra e Punësimit po funksionon si një call center

Zyra e Punësimit në Suedi po përballet me kritika për mënyrën si menaxhohet. Sipas studiueses së administratës publike, Louise Bringselius, institucioni trajtohet sikur të ishte një call center, gjë që e dëmton punën e tij. Ajo shpjegon se puna në këtë fushë kërkon njohuri të thella për çdo individ dhe nuk mund të zhvillohet në mënyrë “industriale”. Bringselius paralajmëron se edhe disa institucione të tjera shtetërore janë futur në të […]

todayAugust 5, 2025 28

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%