Ministri Forssell komenton kritikat e Trump ndaj Suedisë
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), ka reaguar pas deklaratës së Donald Trumpit, sipas të cilit Suedia është bërë “një vend krejt tjetër” për shkak të emigracionit. Në një koment përmes email-it për gazetën Omni, Forssell thekson se sot Suedia ka nivelin më të ulët të emigracionit për azil që nga viti 1985. Ai shton se pasojat e politikave të mëparshme të emigracionit dhe integrimit pa kushte janë të dukshme. […]